Shkodër, bie niveli i përmbytjeve; Oboti i izoluar
Nga të dhënat më të fundit rezulton se ujë është tërhequr në qindra hektarë tokë, por problematike mbetet situata në disa fshatra, veçanërisht në Obot të komunës Ana e Malit.
Në këtë fshat, komunikimi vazhdon të bëhet me mjete lundruese, ndërkohë që vihet një ulje e lehtë e nivelit të ujit mbi aksin rrugor Oblikë-Obot, ku me vështirësi kalojnë mjete të ushtrisë të tonazhit të lartë. Ndërkaq, forcat e ushtrisë dhe Bordit të Kullimit vazhdojnë punën intensive në përforcimin e argjinaturave në zonat më problematike në komunat Bushat, Dajç, Velipojë, Guri i Zi, Ana e Malit dhe Berdicë.
Prefekti i Shkodrës, Mehxhud Cungu tha se "komunikimi i banorëve të kësaj komune me Shkodrën dhe me aksin rrugor nacional Shkodër-Tiranë po bëhet përmes Bendit, një rruge dytësore që lidhet më pas me komunën e Bushatit". Problem mbetet aksi rrugor i komunës Velipojë, ku në zonën e Urës Dëdë Gjo Lulit, niveli i lartë i ujit nuk lejon kalimin e automjeteve.
Niveli i ujit në zonat të tëra është ulur me 20 centimetra, çka e ka përmirësuar ndjeshëm situatën. Deri më tani ndodhen të evakuuar 308 persona, të cilat jetojnë në kampingjet e ngritura me këtë rast.