E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kim Jong Rama nxjerr gardistët e kuq për terror

17-04-2013 / Gazeta 55

Shembujt e terrorit jakobin, leksioneve leniniste dhe shfaqjeve moderne të terrorit koreanoverior janë shndërruar në agjendë politike të koalicionit të majtë. Celulat 99-she kanë zbritur rrugëve të kryeqytetit, jo për propagandë, por për të intimiduar “armiqtë e brendshëm” të partisë. Gardistët e kuq të Kim Jong Ramës s’e kanë mendjen tek pushteti, por tek likuidimi i armiqve, meqenëse është marrë vesh se ata s’janë gati për sfidën e 23 qershorit

Urrejtja është një lubrifikant për Partinë Socialiste. Ajo është një tonifikues që frymëzon hakmarrjen personale dhe vais mekanizmin shtypës së individit. Edi Rama lëshoi lejfenët e FRESSH për të gozhduar e demaskuar poshtë shtëpisë së tij, deputetin Kastriot Islami, si një hakmarrje për mos bindjen e tij intelektuale me të keqen në Partinë Socialiste.
Në një frymëzim të pashoq jakobin një grup aparatçikësh të vegjël shfaqnin urrejtjen e tyre familjes së Kastriot Islamit duke terrorizuar të gjithë banorët afër shkollës së mesme  “Petro Nini Luarasi”, në Tiranë. Kjo protestë vjen pas votimit të së hënës në Kuvend, ku deputeti i pavarur, Kastriot Islami bashkoi votat me PD-në për shkarkimin e anëtarit të propozuar nga LSI-së në KQZ, Ilirian Muho. Pro shkarkimit të Muhos votuan edhe dy ish-deputetët e PS-së, Gjovalin Kadeli dhe Asllan Dogjani. Por poshtë shtëpive të tyre, në Kukës apo në Lezhë, nuk është parë ndonjë protestë e FRESH. 
A e dini pse?
Sepse kanë frikë. Ndërsa ndaj profesor Islamit ka patur edhe kërcënime të deputetëve socialist në fund të seancës së ditës së hënë. Gazmir Bizhga, Sajmir Tahiri, Ilir Bejtja  dhe Arben Cuko e kërcënonin haptazi me qëllim që të linte sallën. Edi Rama nuk është mjaftuar ma kaq.
Ai ka dërguar lejfënët e FRESSH me pankarta në duar ku lexohej: “Këtu banon tradhtari Kastriot Islami”. 
Shpallja tradhtar dhe vrasja e tij mediatike është version modern i asaj që bëntë Enver Hoxha, Stalini, Kim Jong Un/Il në regjimet e tyre komuniste.
Në një pasazh të letrave që ka lënë ideologu komunist Ernesto Çe Guevara shkruhet se, “urrejtja  si faktor lufte; një urrejtje intransigjente kundër armikut, që e lejon njeriun të tejkalojë limitet natyrore dhe e transformon atë një makinë të ftohtë, vrasëse e selektive. Njerëzit tanë duhet të jenë kështu: një popull pa urrejtje nuk mund ta shkatërrojë armikun e tij brutal. Ne duhet ta çojmë luftën  deri në shtëpinë e armikut, në vendet ku ai kënaqet. Ne duhet ta bëjmë totale. Nuk duhet ta lemë një minutë të qetë, ne duhet të bëjmë që të ndjehet një pre në kurth”.
Nëse i lexon këtë fjalë me kujdes kupton pse është kaq e strukturor dhuna kundër Kastriot Islamit, si në parlament ashtu dhe në shtëpi. Po pse kjo urrejtje kundër Kastriot Islamit? Ai prej dy vitesh është një deputet i pavarur pasi u përjashtua nga PS me një vendim personal të Ramës, i cili dy vjet më pas e quan edhe “tradhtar” sikur të kishte të drejtë të kërkonte bindjen edhe pas “shpalljes armik”.
Sindroma e Edi Ramës për të përjashtuar dhe për të “shfarosur tradhtarët” nuk ndryshon shumë nga paraardhësi i Partisë Komuniste, që priste koka të miqve e shokëve të tij. Kjo puna  tradhtarëve nuk shkon fare. A nuk është tradhtar Rama që zhduku nga politika mentorin e tij Fatos Nano? A nuk është tradhtar Rama që tradhtoi grevën e urisë dhe të vrarët e 21 janarit për një drekë me ngjala? A nuk u tradhtuan 80 mijë zemra socialiste për katër vite?
Sidoqoftë shfaqja e dhunës së FRESSH kundër një deputeti të pavarur është pasqyra e tanishme e kryetarit të PS, është pasqyra e saj që pamë shqiptarë përpara votimit në Kuvend. Këta të rinj dhe të vjetër në PS duan çdo gjë ta arrijnë me dhunë, me greva, me protesta, me demonstrata të dhunshme dhe jo me mjet demokratike. Kjo është një fatkeqësi për vendin dhe qytetarët që shikojnë të rinj me tru të shpërlarë deri në atë far feje sa ta aktualizohet pikëpamja komuniste dhe enveriste që pushtetit merret me pushkë dhe mbrohet me pushkë.

...

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›