Largimi i Muhos nga KQZ-ja, pas Bibës dorëhiqet edhe Albana Shtylla
Një ditë pas dorëheqjes së nënkryetarit të KQZ-së, Denar Biba, dorëhiqet edhe anëtarja tjetër e Partisë Socialiste në këtë institucion, Albana Shtylla.
Mësohet se Shtylla ka dhënë dorëheqjen paraditen e sotme, ndërkohe që arsyet e dorëheqjes së saj janë të njëjta me ato të nënkryetarit Biba, për zëvendësimin e anëtarit të LSI-së në KQZ.
Ndërkohë në një letër drejtuar dje kryetares së KQZ-së, Shtylla ka argumentuar edhe arsyet e dorëheqjes së saj.
“Me vendimin e Parlamentit është cënuar pavarësia vendimmarrëse e KQZ-së. U betova se gjatë ushtrimit të detyrës do të ruaj pavarësinë edhe pse u propozova nga PS. Diskutimet e fundit kanë nxjerrë në pah se anëtarët e KQZ janë përfaqësues politikë thekson Shtylla.