“Ilirian Muho ka bërë atentat ndaj parlamentit me fshehjen e të dhënave personale”

Kryetarja e Parlamentit Jozefina Topalli akuzon në Kuvend
Kryetarja e Parlamentit Jozefina Topalli ka deklaruar në seancës e radhës parlamentare ka prezantuar një dokument të firmosur nga ish-presidenti Moisiu për shkarkimin e ish-prokurorit të Fierit Ilirian Muho, antari i KQZ, i cili ka fshehur këtë të dhënë në CV-në e tij. “Ju dëgjova me shumë vëmendje të gjithëve”, ka nisur fjalën e saj zonja Topalli: “ndonjëri tha: ‘Atentat ndaj ligjit’, ndërkohë që sot unë jam vënë në dijeni të ekzistencës së një dekreti të Presidentit të Republikës, që është akti më i lartë ligjor, jo Presidentit të sotëm, por i Moisiut, i cili me propozim të Prokurorit të Përgjithshëm, Dhori Sollakut, anëtar i Asamblesë së Partisë Socialiste sot, pra është udhëheqës i forumit të Partisë suaj, kërkon shkarkimin e Ilirian Muhos, për shkak se zotëria e tij kishte mbyllur dosjet e njërit prej kriminelëve më të mëdhenj dhe të rrezikshëm të Fierit”.
Më pas kryetarja e parlamentit Topalli ka theksuar se kjo po që është një atentat ndaj parlamentit. “Secili prej jush duhet ta konsideroni këtë një atentat ndaj parlamentit. Apo ti nuk ndjehesh i fyer që të ka mashtruar propozuesi, që sot e ke në koalicion? Propozuesi që ka sjellë për anëtar të KQZ-zë Ilirian Muhon, na ka mashtruar ne, ka mashtruar anëtarët e Komisionit të Ligjeve, ju ka mashtruar ju, të nderuar miq, ju zonja dhe zotërinj të opozitës”!
Ndër të tjera, “si Kryetare e parlamentit, vijoi Topalli, gjykoj se ky është atentati më i madh që i bëhet një parlamenti. Propozuesi ka mashtruar. Ilirian Muho, i propozuar si anëtar i KQZ-së ka gënjyer, ka mashtruar parlamentin me CV-në e tij, ku nuk tregon se është i shkarkuar nga Presidenti i Republikës, me propozim të Prokurorit të Përgjithshëm, Dhori Sollakut, i cili është juaji dhe jo yni. Ju këshilloj të shkoni dhe të lexoni relacionin! E treta, zonja dhe zotërinj deputetë, seanca dëgjimore është një akt betimi. Imagjinoni kur bëhet dëgjesa në Kongresin Amerikan: a ju shkon në mend se mund të gënjehet në hearing të Kongresit Amerikan? Për të tretën herë Ilirian Muho ka mashtruar parlamentin. Jam dakord me ju. Ju e keni ditur dhe keni heshtur, sepse Dhori është juaji dhe nuk është yni. Dhori ka kërkuar shkarkimin e tij për lidhje me krimin, me kriminelët më të rrezikshëm”.