Kim Jong Un, komandant suprem i Koresë së Veriut

Media shtetërore në Korenë e Veriut e cilësoi një ditë më parë udhëheqësin e ri Kim Jong Un, komandant suprem të ushtrisë së Koresë së Veriut. Kjo ishte edhe hera e parë që një institucion zyrtar i Veriut përdori këtë titull për djalin e tretë dhe pasardhësin e Kim Jong Il-it. Udhëheqësi i ri është gjeneral me katër yje por ka pak përvojë ushtarake. Njoftimi sinjalizon një tranzicion të qetë të pushtetit në vendin me armë bërthamore, ku vazhdojnë ceremonitë mortore për Kim Jong-Il-in, funerali i të cilit zhvillohet më 28 dhjetor.
Të enjten, Koreja e Veriut e shpalli fillimin e epokës së Kim Jong Unit. Menjëherë pas deklaratave se kim jong un, do të jetë pasuesi I babait të tij në postin e kreut te shtetit, nisën të jepen edhe inforamcione për të. Raportohet se Kim Jong Un gjatë shkollimit në Zvicër ka provuar se është një dështak përsa i takon botës akademike dhe literaturës. Është thënë se kohën më të madhe ai e kalonte duke luajtur në kompjuter dhe duke luajtur basketboll.
Kim jong un, studioi në një shkollë private të quajtur “International School Of Berne” me një pagesë vjetore prej 16 000 paundësh. Drejtuesit e shkollës thonë se ai u largua nga shkolla pa mundur që të kalojë qoftë dhe një provim të vetëm . Mësuesit thonë se Kim Jon Un ishte më shumë i interesuar për futbollin dhe basketbollin se sa leksionet. Kim jong un besohet se do të drejtojë vendin, së bashku me xhaxhain por edhe me ndihëmn e ushtrisë.
Kim Jong-il, ish presidenti I koresë së veriut, u nda nga jeta në moshën 69-vjecare për shkak të një infarkti në zemër. Koreja e Veriut shpalli 12 ditë zie kombëtare deri më 29 dhjetor, ndërsa funerali do të zhvillohet më 28 dhjetor