Jeremiç: Serbia nuk heq dorë as nga BE e as nga Kosova

Ministri i jashtëm serb Vuk Jeremiç tha se politika shtetërore e Serbisë nuk do të ndryshojë qëndrimin dhe kursin e saj. Ai shpjegoi se kursi politik i ka si prioritete Kosovën dhe Bashkimin Evropian njëkohësisht dhe se nuk mund të ketë një kurs politik tjetër.
“Nuk do të ketë ndryshime në kursin e politikës së jashtme pasi ne nuk e kemi të drejtën të bëjmë ndryshime të tilla për aq kohë sa kjo politikë ka marrë mbështetjen e qytetarëve”, tha Jeremiç për Radio Televizionin e Serbisë. Sipas tij ruajtja e integritetit territorial nuk është vetëm një detyrim shtetëror por edhe një nevojë pasi nëse ne tërhiqemi nga kjo do të shkaktohen të tjera probleme.