Qytetarët blejnë për festat e fundvitit

Kush më herët dhe kush në mesditë, të shumtë janë qyetarët që u janë drejtuar tregut për të bërë blerjet për Krishtlindjen dhe Vitin e ri. Kjo është e diela e fundit për këtë vit, dhe ata kanë nisur të bëjnë gati tavolinën e natës së fundvitit.
Perimet, frutat po blihen që sot, me qëllimin e vëtëm që ti gjejnë më lirë sepse sa herë afrohen festat ka një rritje diku më të ndjeshme dhe diku më pak të çmimeve. Qytetarët thonë se ka ardhur koha që të bëjnë blerjet por në të shumtën e rasteve ndeshen më një rritje të çmimit te produktit, që sipas tyre i bëjnë abuzivisht tregtarët.
Teksa ka një rritje të numri të blerësve, bashkia vazhdon me aksionet intensive në tregje për të parandaluar rritje të çmimit. Por edhe në këtë rast, kur çmimet janë më të qëndrueshme se vitet e tjera, qytetarët janë të pakënaqur, sepse siç thonë ata, ato pak lekë të lëna mënjanë nuk mjaftojnë as për blerjen e ushqimeve për Vitin e Ri.