E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kim Jong Un priti një delegacion nga Koreja e Jugut

Udhëheqësi i sapoemëruar i Koresë së Veriut, Kim Jong, Un u takua në Phenian me një delegacion privat të përbërë nga njerëz të rëndësishëm nga Koreja e Jugut, gjatë takimit të tij të parë publik me vizitues të huaj qysh nga vdekja e të atit, e njoftuar javën e shkuar.

Ky takim bëri të mundur që Kim, 28 vjeçar, të gjendej pranë të vesë së ish-Presidentit të Koresë së Jugut, Kim Dae-Jong dhe pjesëtarëve të tjerë të grupit të saj, të cilët udhëtuan për në Veriun e izoluar për të përcjellë ngushëllimet e tyre për vdekjen e udhëheqësit Kim Jong Il. Grupi i jug-koreanëve përfshinte gjithashtu Hyun Jeom Eun, president i kompanisë Hyunday.

Më parë, Gazeta e Partisë Komuniste të Koresë së Veriut, “Rodong Sinmun”, shkroi se trashëgimtari i Kim Jong Ilit, Kim Jong Un, kishte marrë një tjetër post të rëndësishëm, atë të udhëheqësit të Komitetit Qendror të Partisë së Punëtorëve.

Ky post i jep atij autoritetin për vendimmarrje në një nga organet më të larta të vendit. Agjencia koreane e lajmeve e quajti gjeneralin Kim “udhëheqës suprem i forcave të armatosura revolucionare”, si dhe “komandant suprem”, titulli që e mbante më parë i ati.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›