E Shtunë, 31 Tetor 2026

Chelsea gjen ekip për Alexin

Mbrojtësi brazilian, Alex do të largohet nga Chelsea gjatë janarit. Këtë e ka konfirmuar menaxheri i klubit londinez, Andre Villas Boas, pas ndeshjet me Fulhamin.

“E kemi pranuar një ofertë për të, kështu që do të largohet në janar dhe nuk do të bëjë më pjesë në ekipin tonë. Nuk mund t’i përpijmë fjalët dhe të themi se do të llogarisim në Alex. Propozimi është dhënë nga menaxherët e lojtarit dhe ne kemi thënë PO”, shpjegoi trajneri portugez.

Alex mund t’i bashkohet Juventusit, por ‘Zonja e Vjetër’ nga Italia nuk është e vetmja që e kërkon mbrojtësin stabil brazilian, i cili nuk ishte në planet e Villas Boas.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›