E Diel, 1 Nëntor 2026

Avaria në tubacione, prej orës 01:00 qyteti nuk furnizohet me ujë

DURRËS- Qyteti I Durrësit prej orës 01:00 nuk furnizohet me ujë të pijshëm.

Sipas ujësjellësit të qytetit bregdetar, një avari e rëndë është shkaktuar në tubacionin kryesor që furnizon qytetin me ujë, në linjën tek Ura e Dajlanit.

Defekti u zbulua rreth orës 6:00 të mëngjesit, ndërkohë që grupet e punës po punojnë për riparimin e avarisë dhe rikthimin e ujit të pijshëm për qytetarët.
(e.m/BalkanWeb)

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›