Kim për operacionin e SPAK: Abuzimi me prokurimet publike, njësoj si të vjedhësh të gjithë qytetarët!

Kim për operacionin e SPAK: Abuzimi me prokurimet publike, njësoj si të vjedhësh të gjithë qytetarët!
Ambasadorja amerikane në Tiranë Yuri Kim ka dalë në mbështetje të operacionit të SPAK për tenderin e uniformave të policisë, që çoi në pranga tetë zyrtarë dhe ish-zyrtarë.
Në një postim në rrjetet sociale, Kim shprehet se abuzimi ose manipulimi i proceseve të prokurimit publik është njësoj si vjedhja.
“Na vjen mirë të shohim veprimet e SPAK kundër Korrupsionit. Abuzimi ose manipulimi i prokurimeve publike është njësoj si të vjedhësh të gjithë qytetarët, (përfshirë qytetarët amerikanë, taksat e të cilëve iu japin ndihmë), për të majmur kuletat e vetes ose të “miqve”. Ky është krim!” shkruan ambasadorja Yuri Kim.