E Diel, 1 Nëntor 2026

Kinë, të paktën 66 të vdekur nga moti i keq

''Përveç të tjerash, moti i keq ka shkaktuar shpërnguljen e më shumë se 30 000 persona në dy nga pesë provincat e përfshira nga shirat e rrëmbyeshëm si Sichuan, Jiangxi, Hunan, Guizhou, Guangxi'', deklaroi agjencia e lajmeve Hsinhua.

Shumica e viktimave janë regjistruar në Sichuan ku kanë humbur jetën të paktën 46 persona dhe 66 të tjerë rezultojnë të zhdukur nga për shkak të rrëshqitjes së tokës.

Në rajonin autonom Zhuang du Guangxi, autoritetet parashikuan rrëshqitje të rrezikshme të tokës në pothuajse 1 900 qendra, duke kërcënuar kështu jetën e 190 000 personave.

Në Guizhou, rreth 490 000 shtëpi janë përmbytur më 23 dhe 28 korrik.

Shërbimi meteorologjik kinez ka parashikuar vazhdimin e motit të keq edhe në ditët e ardhshme.

                                                                                             

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›