E Diel, 1 Nëntor 2026

PS, Imeraj: Berisha merret me PS-në, për shkak të krizës

“Sali Berisha, njeriu që grabiti zgjedhjet dhe mbylli në terr votat e shqiptarëve duke penguar në shkelje të ligjit transparencën e procesit zgjedhor; Kryetari i një partie që s’ka bërë kurrë zgjedhje e s’ka pasur kurrë debat të brendshëm; me pafytyrësinë e atij që pikërisht se i ka bërë të gjitha këto e shumë të tjera, s’mund të ketë më asnjë fije turpi, ai u mor sot e do vazhdojë të merret me Partinë Socialiste sepse kjo është mundësia e fundit që i ka mbetur për të larguar vëmendjen nga kriza e përgjithshme ku ka futur Shqipërinë e shqiptarët. S’ka faj!”, tha zëdhënësja e selisë rozë Armela Imeraj.

Ajo shtoi se Berisha e di më mirë se kushdo që Partia Socialiste mund dhe do t’ia shkurtojë ditët e pushtetit të tij ilegjitim.

                                                                                             

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›