Moldavi, opozita kryeson ndaj komunistëve në zgjedhje
Partia Liberaldemokrate ka fituar 16,4 për qind të votave, ose 17 deputetë, Partia Liberale
14,4% (15 parlamentarë) dhe Aleanca Moldavia Jonë 7,4 për qind (8 deputetë). Këto tre lëvizje liberale aleate marrin gjithsej 40 deputetë ose 38,2 për qind të votave.
Partia Demokratike e drejtuar nga ish-shefi i Partisë Komuniste që ka dalë në opozitë, Marian Lupu, fitoi 13 deputetë ose 12,5 për qind të votave. Nëse bashkohen, katër formacionet do të kenë një shumicë prej 53 vendesh në parlamentin me 101 vende gjithsej për të qeverisur.
Partia Komuniste është partia më e madhe në parlament me 45,1% të votave ose 48 deputetë, por opozita liberale e përjashtoi çdo lloj aleance me komunistët, ndërsa Lupu tha se nuk do të krijonte koalicion dypalësh me ta.
Asnjë nga të dy kampet nuk e ka gjithsesi shumicën prej 61 vendesh për të zgjedhur pasardhësin e presidentit komunist, Vladimir Voronine, që do të largohet nga kreu i shtetit pas dy mandatesh radhazi.
Mungesa e shumicës çoi në shpërndarjen e parlamentit të zgjedhur në prill dhe të dominuar nga Partia Komuniste. Zgjedhjet legjislative të pranverës sollën manifestime që u pasuan nga përleshje, të cilat arritën kulmin me shkatërrimet dhe dëmtimet e presidencës dhe të parlamentit.