Kina Japonia dhe deti
Kina dhe Japonia kane arritur me mencuri te ndalen per te shmangur ndonje konfrontim ne Detin Lindor te Kines. Por gjithsesi stepja cilesohet si deshtim. Incidenti tregoi potencialin alarmant per kontestet territoriale te cilat u pershkallezuan shpejt ku si Japonia edhe Kina duhet te punojne shume per te gjetur nje zgjidhje per pretendimet e tyre. Nuk dihet se i kujt eshte faji kur para dy javesh nje varke peshkimi kineze u konfrontua me dy anije patrullimi japoneze ne ujerat prane ishujve qe persa i perket pronesise se tyre kontrollohen nga Japonia perfshire ketu edhe Tajvanin. Japonia e ktheu ne Kine barken e peshkimit dhe liroi ekuipazhin por mbajti kapitenin i cili u kercenua se do te ndiqej penalisht me akuzen se pasi u ndesh me anijet e patrullimit refuzoi tu bindej urdherave te zyrtareve te ketyre anijeve. Kina pas ketij incidenti nderpreu marredheniet diplomatike arrestoi kater shtetas japoneze dhe pezulloi eksportet e mineraleve te rralla tokesore minerale te nevojshme per Japonine per ndertimin e makinave hibride rraketave te telekomanduara dhe turbinave me ere. Me rritjet e tensioneve Japonia ne fund e liroi kapitenin dhe te shtunen ai u drejtua per ne Kine.
Pronesia e ishujve te pasur me peshk burime nafte dhe gazi natyror ka qene e diskutueshme per dekada te tera. Pretendimet e Kines jane bere gjithnje e me te mprehta gjate muajve te fundit. Pekini ka filluar edhe duke e quajtur Detin e Kines Jugore ku Vietnami dhe dy Korete kane gjithashtu pretendime. Ne boten diplomatike keto jane fjale luftuese. Kina e detyroi Japonine te terhiqej por megjithate kjo nuk i solli anje favor asaj. Sjellja e saj detyruese do ti beje fqinjet e saj me te merakosur per qellimet e Pekinit. Gjithashtu ka edhe pyetje ne lidhje me qellimet e Tokios. Rojet bregdetare japoneze gjate patrullimit ne ujerat e diskutueshme gjithmone kontrollojne anijet e peshkimit kinez duke hipur ne bordin e tyre per te nenkuptuar mesazhe kercenuese dhe pastaj i kthejne perseri mbrapsht. Perplasja kete here duket me serioze kryesisht per shkak se luftanijet kineze shume shpesh lundrojne afer ujerave kombetare te Japonise. Plaget ne Kine gjate pushtimeve te gjata dhe brutale te Japonise nuk jane sheruar ende. Por te dy vendet jane perpjekur te punojne se bashku per frenimin e programit berthamor te Korese se Veriut. Shtetet e Bashkuara te Amerikes e cila ka nje aleance te forte me Tokion ka inkurajuar Kinen per tu bere nje lojtar me e pergjegjshme ne rajon. Administrata Obama ka ofruar per te lehtesuar bisedimet qe do te siguroje lirine e lundrimit dhe do te inkurajoje te gjithe shtetet per te zgjidhur pretendimet e tyre ne menyre paqesore. Kjo nuk do te zgjidhe mosmarreveshjet territoriale por ajo do ti zbeh ato ne menyre qe incidente te tilla te mos cenojne paqen nderkombetare.