Obama kerkon unitet rreth procesit te paqes ne Lindjen e Mesme

Presidenti i SHBA-ve Barack Obama u ka bere thirrje lidereve te botes qe te unifikohen rreth procesit paqesor izraelit-palestinez dhe te perkrahin krijimin e shtetit te pavarur palestinez. Duke folur ne Asamblene e Pergjithshme te OKB-se Obama ka kerkuar nga shtetet qe kane ofruar perkrahje per palestinezet qe tu permbahen detyrimeve te tyre rreth perkrahjes financiare e politike dhe te ndalojne tentativat per te shkaterruar Izraelin. Ndihma e kerkuar prej lidereve boterore per ndertimin e shtetit palestinez i cili do te bashkekzistonte me Izraelin ka karakterizuar fjalimin e Obames ne Asamblene e Pergjithshme te OKB-se. Kjo thirrje u be pasi Uashingtoni po mundohet ti mbaje ne vije te drejte bisedimet e nisura mes Izraelit dhe palestinezeve. Bisedimet duhet te vazhdojne derisa te kompletohen. Tani eshte koha per palet qe te ndihmojne njera-tjetren qe te tejkalohen pengesat. Tani eshte koha qe te ndertohet besimi dhe te ofrohet per progres substancial... Tani eshte koha qe te shfrytezohet mundesia - tha Obama ne OKB. Obama kerkoi nga lideret e botes qe tu rezistojne kundershtareve ne te dyja anet qe duan te shkaterrojne procesin me fjale te hidhura dhe me bomba. Te gjitha palet e perfshira jane pajtuar qe bisedimeve te nisura tu japin nje vit kohe. Nese pas nje viti nuk do te kete marreveshje atehere edhe Presidenti amerikan e pranon se e ardhmja per Izraelin dhe palestinezet do te jete e zymte. Nese nuk arrihet marreveshje palestinezet kurre nuk do te dine krenarine dhe dinjitetin qe krijohet me shtetin e tyre. Izraelitet nuk do te dine kurre sigurine qe vjen se bashku me shtetet fqinje te qendrueshme dhe sovrane te cilat jane te perkushtuara per bashkekzistence. Me shume gjak do te derdhet ndersa Toka e Shenjte do te mbetet simbol i dallimeve tona ne vend qe te behet vend i humanizmit tone te perbashket. Une refuzoj ta pranoj kete gje - tha Obama. Presidenti amerikan kujtoi edhe nje here se SHBA-te jane nje aleat i Izraelit dhe se te gjithe ata qe vene ne dyshim ekzistimin e Izraelit si shtet te hebrenjve do te perballen me kundershtimin e palekundur te SHBA-ve. Presidenti i Autoritetit Palestinez Mahmud Abas kercenohet se do te heqe dore nga bisedimet nese Izraeli nuk e vazhdon bllokimin e ndertimit te objekteve izraelite te banimit ne Rripin e Gazes. Izraeli ne anen tjeter refuzon te vazhdoje bllokimin e ketyre punimeve por ka mundesi qe te kufizoje disa prej tyre. Perpos kesaj tema tjera kyce te ketyre bisedimeve jane edhe kufijte e shtetit te mundshem palestinez statusi politik i Jerusalemit etj. Thirrjet e Presidentit amerikan vijne pasi Keshilli per te Drejtat e Njeriut i OKB-se doli me vleresimin se intervenimi izraelit ndaj flotiljes turke me ndihma humanitare per Gazen ka qene ilegal dhe perdorim joproporcional i dhunes. Qeveria izraelite e ka hedhur poshte kete vleresim duke thene se raporti eshte i njeanshem dhe kunder Izraelit.