E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ceshtja e imigracionit percan hispaniket republikane

27-09-2010 / VOA

Nje ligj i ri ne shtetin kufitar te Arizones ne jug te Shteteve te Bashkuara policia kerkon tu kontrolloje njerezve statusin e imigrantit krahas zbatimit te ligjeve te tjera. Nje vendim i nje gjykatesi federal bllokon dispozitat kryesore te ligjit por kjo mbetet nje ceshtje e debatueshme sidomos brenda komunitetit hispanik te Arizones ne prag te zgjedhjeve te ardhshme shteterore dhe federale. Ne fillim te vitit guvernatorja e Arizones Jan Brewer nenshkroi ne ligj projektligjin e debatueshem te shtetit per imigracionin te njohur si Ligji 1070. Megjithese guvernatorja Brewer ka patur mjaft perkrahje sipas anketimeve ligji e ka percare komunitetin hispanik te ketij shteti. Xhesi Hernendez eshte kryetar i Shoqates se Republikaneve Hispanike te Arizones. Ai e mbeshtet ligjin e ri te imigracionit. Jan Brewer do ta vere ne zbatim ligjin 1070 ndersa rivali i saj demokrat nuk do ta bente nje gje te tille. Hernandez dhe perkrahesit e tij thone se ligji synon te parandaloje diskriminimin por shume hispanike thone se ligji eshte diskriminues dhe se ata do ta cilesonin ate si tradheti. Ata do te na thone se jemi raciste se jemi kthyer kunder popullit duke na share me nofken arre kokosi ngjyre kafe nga jashte dhe i bardhe nga brenda. Dhe kjo tregon pikerisht se sa injorante dhe te paarsimuar jane. Dee Dee Garcia-Blase kryeson grupin Somos Republicans Ne jemi republikane. Ajo eshte mes atyre hispanikeve republikane te cilet e kundershtojne ligjin e imigracionit dhe jane te pakenaqur me drejtuesit partiake te shtetit. Zonja Blase po perpiqet te shtoje radhet e organizates se saj me republikane hispanike nga i gjithe vendi. Jemi konservatore nga pikepamja sociale dhe jemi krenare per kete ne jemi per nje qeveri te vogel per pakesimin e taksave por ligji i Senatit 1070 eshte si nje prove me lakmus ndersa ne vazhdojme te nxisim shtimin e numrit te republikaneve hispanike. Avokati per imigracionin Hoze Penalosa thote se Partia Republikane po ben nje gabim te madh duke i armiqesuar hispaniket. Fuqia e votes se hispanikeve do te kete ndikim dhe partia republikane do ti hedhe nje veshtrim se kaluares dhe do ta kuptoje se ka bere nje lloj vetvrasjeje gjate zgjedhjeve duke mos ju drejtuar brezit te ri te hispanikeve. Anketimet e opinionit flasin per mbeshtetje te madhe per Ligjin 1070 prandaj republikanet mund te dalin mire ne zgjedhjet e nentorit. Por me rritjen e numrit te bazes se votuesve hispanike parashikimet per zgjedhjet e ardhshme mund te ndryshojne.
Votuesit hispanike mbeshteten demokratet ne raportin 2 me 1 ne zgjedhjet e koheve te fundit ne Arizona dhe ndersa rritet baza e komunitetit dhe e votuesve zedhenesja e Partise Demokrate Jennifer Johnson thote se partia e saj mund ti fitoje zgjedhjet. Shohim nje rritje te interesimit ne regjistrimin e njerezve per te votuar. Ne komunitetin e latineve ka patur mjaft aktivitet persa i perket regjistrimit te votuesve ne perpjekje per tu dhene njerezve nje mjet per te shprehur shqetesimin dhe zemerimin qe ndjejne. Por shume familje hispanike mbeten te ndara lidhur me ceshtjen dhe Jesse Hernandes thote se kjo gjendje pasqyrohet tek deshtimi i qeverise federale per ti dhene fund imigracionit te paligjshem ne kufi.

...

Më shumë nga Analiza

Të gjitha ›