Kina: Nuk do ta sulmojmë kurrë Ukrainën

Gjatë një takimi me kreun e administratës ushtarake rajonale në Lviv Maksym Kozytsky Ambasadori i Kinës në Ukrainë, Fan Xianrong tha se Kina nuk do ta sulmojë kurrë Ukrainën, raporton BBC.
“Kina nuk do ta sulmojë kurrë Ukrainën. Ne do të ndihmojmë, veçanërisht ekonomikisht…Në këtë situatë, që keni tani, ne do të veprojmë me përgjegjësi.Kina është një vend mik për popullin ukrainas. Si ambasador, mund të them me përgjegjësi se Kina do të jetë gjithmonë një forcë e mirë për Ukrainën si ekonomikisht ashtu edhe politikisht”,- tha ambasadori i Kinës në Ukrainë, Fan Xianrong,
Diplomati Fan tha se ambasada kineze ishte zhvendosur nga Kievi në Lviv dhe do të qëndronte atje deri në një moment armëpushimi.