Ndodh gjatë Everton-Njukasëll, një tifoz lidhet tek shtylla

Një protestë e jashtëzakonshme, e pabesueshme e detyroi arbitrin të ndërpresë ndeshjen Everton-Neëcastle. Gjithçka ndodh gjatë pjesës së dytë, kur një tifoz pushtoi fushën e lojës dhe përfitoi nga rasti për t’u lidhur në shtyllën e portës… në qafë. Veprimi I tij aktivizoi sigurimin e Goodison Park, të cilëve iu deshën 8 minuta për të liruar protestuesin e ri.
Ndërkohë, pamjet e Louis, 21 vjeç, me një këmishë portokalli me shkrimin “Just stop oil” dhe një rryp të ngushtë në qafë, kanë bërë xhiron e botës. Është një episod shumë i ngjashëm me atë që ndodhi një natë më parë gjatë Arsenal-Liverpool, kur një tifoz e kishte lidhur veten me pranga në shtyllë.