Zelensky në Bundestagun gjerman, kritikon politikanët gjermanë: Ndihma juaj erdhi shumë vonë!

Duke folur në Bundestagun gjerman në Berlin Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky falënderoi Gjermaninë për ndihmën e saj, por u tha ligjvënësve se mbështetja e tyre erdhi shumë vonë për të ndaluar luftën, raporton BBC.
Pse “kurrë më” nuk vlen”, pyeti ai. “Cila është përgjegjësia historike e Gjermanisë ndaj Ukrainës sot?”, tha ai.
Ai kritikoi liderët gjermanë për interesat e biznesit të vendit në Rusi.
“Ne mund të shohim gatishmërinë tuaj për të vazhduar të bëni biznes me Rusinë dhe tani jemi në mes të luftës së ftohtë.Dhe përsëri kjo është diçka që nuk keni arritur ta shihni. Ju ende po mbroni veten pas një muri që nuk ju bën të mundur të shihni atë që po kalojmë”, tha Zelesnky.
Në përfundim të fjalës Zelesnkky i bëri thirrje Gjermanisë që të trajtojë agresionin rus dhe të vendosë sanksione më të ashpra ndaj Moskës. “Paqja është më e rëndësishme se të ardhurat”, u tha ai deputetëve.
/rtsh.al/