E Diel, 1 Nëntor 2026

Kina-Obamës: Nëse takon Dalai Lama-n, minohen marrëdhëniet tona

Kina paralajmëron presidentin amerikan Barack Obama duke thënë se nëse ai do të takohet me Dalai Lamën, do të dëmtojë dhe do të cënojë marëdhëniet ndërmjet dy vendeve. Për të disatën herë, Kina ka paralajmëruar Shtetet e Bashkuara, se një takim i mundshëm ndërmjet shefit të Shtëpisë së Bardhë dhe Dalai Lama do të ishte i " paarsyeshëm" dhe se "seriozisht do të minonte " marrëdhëniet midis dy vendeve. Zhu ëeiqun, përgjegjës në partinë komuniste për çështjet e etnisë dhe çështjet fetare, ka pohuar në një konferencë për shtyp se qeveria e tij do të kundërshtojë me forcë një takim të tillë.
Vizita e Dalai Lamës në Shtetet e Bashkuara është planifikuar të zhvillohet në datën 16 shkurt, por nuk është ende e qartë nëse ështëe përcaktuar në axhendë një takim Obamën. Takimi i mëparshëm mes presidentit amerikan dhe liderit shpirtëror , nuk u realizua gjatë viztës së Obamës në Kinë, sepse edhe në atë kohë, Pekini bëri të ditur se, në rast se do të zhvillohej takimi, marrëdhëniet ndërkombëtare mes Kinës dhe Shteteve të Bashkuara, do të kishin patur pasoja imediate. Ndërsa obama duket se asokohe e pranoi një gjë të tillë duke shpjeguar se për shkak të Shtetit, pra përmirësimi i marrëdhënieve me Pekinin), duhet të mbizotërojë.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›