Kina: Të harrojmë të shkuarën, të shikojmë të ardhmen
Pekin - Kina kërkon të harrojë të kaluarën dhe të shikojë drejt së ardhmes. Ky është mesazhi i Pekinit zyrtar në ditën e 30-vjetorit të luftës kundër Vietnamit, i cili kërkon të mos e përmendë këtë luftë me fqinjin e saj. "Historia i ka dhënë tashmë konkluzionet e saj, shpresojmë se mund ta lëmë të kaluarën pas dhe të shohim drejt së ardhmes", deklaroi zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme, Jiang Yu, e pyetur për këtë përvjetor. "Kina dhe Vietnami kanë patur periudha fatkeqe në histori, por ajo që është e rëndësishme, është se drejtuesit dhe popujt e dy vendeve kanë rënë gjerësisht dakord që e ardhmja të jetë miqësore", shtoi ajo.