Clinton-Koresë së Veriut: Lëshimi i raketë i padobishëm
Tokio Sekretarja amerikane e shtetit, Hillary Clinton deklaroi sot se lëshimi i raketës nga Koreja e Veriut do të jetë "shumë i papërshtatshëm" për përmirësimin e marrëdhënieve me SHBA-në,. "Lëshimi i mundshëm i raketës për të cilën po flet Koreja e Veriut do të jetë shumë i papërshtatshëm", deklaroi ajo në një konferencë shtypi në Tokio, pas bisedimeve me homologun e saj japonez.Media koreanojugore njoftoi se Pheniani po përgatitet për të testuar raketën e saj me rreze më të gjatë veprimi "Taepodong-2".
Zyrtarët e Koresë së Jugut kanë parashikuar gjithashtu testimin e një rakete me rreze të shkurtër veprimi pranë një kufiri detar të polemizuar, ku flotat e dy vendeve kanë luftuar në të kaluarën.
Clinton përsëriti ofertën që ka bërë gjatë një fjalimi të premten e kaluar për një marrëveshje paqeje, që do të përfshijë normalizimin e marrëdhënieve dhe ndihma, nëse Koreja e Veriut asgjëson programin e saj të armëve bërthamore, çështja më e diskutuar në bisedimet shumëpalëshe. Pheniani nuk ka dhënë ende asnjë përgjigje lidhur me ofertën.
"Nëse Koreja e Veriut i përmbahet detyrimeve që ka ndërmarrë dhe asgjëson në mënyrë të plotë dhe të verifikueshme programin e saj bërthamor, atëherë do të ketë një reagim reciprok, sigurisht nga ana e Shteteve të Bashkuara të Amerikës", deklaroi ajo.
"Por është në dorën e tyre të vendosin nëse Koreja e Veriut do të bashkëpunojë në bisedimet gjashtëpalëshe dhe t'i japë fund retorikës dhe veprimeve provokuese. Ne po e vëzhgojmë nga afër këtë".
Në javët e fundit, retorika e ashpër e Koresë së Veriut është rritur ndjeshëm, përfshi një kërcënim për shkatërrimin e Koresë së Jugut, si reagim ndaj politikave të vijës së ashpër të presidentit koreanojugor, Lee Myung-bak.