E Shtunë, 31 Tetor 2026

Marrëveshje me pensionistët

Tiranë Lëvizja Socialiste për Integrim ka nënshkruar sot një marrëveshje bashkëpunimi me Sindikatën e Pensionistëve të Shqipërisë. “Kjo marrëveshje synon si prioritete programore jo vetëm deri në 28 Qershor, ditën e zgjedhjeve por, ajo çfarë është më e rëndësishmja, pas kësaj dite në qeverisjen e ardhshme të vendit, të miratimit të menjëhershëm të Projektligjit “Për kujdesin ndaj moshës së tretë”, që Lëvizja Socialiste për Integrim, Sindikata e Pensionistëve dhe ekspertë të shoqërisë civile përgatitën dhe dorëzuan në Kuvendin e Shqipërisë”-theksoi kreu i LSI-së Ilir Meta, gjatë nënshkrimit të marrëveshjes.

Ndërsa kryetari i Sindikatës së Pensionistëve Isa Gorica, theksoi se lidhja e kësaj marrëveshjeje me LSI-në ka vlera të jashtëzakonshme në katër drejtime kryesore.

Sipas Goricës, marrëveshje do të mundësojë aprovimi e ligjit për moshën e tretë. Së dyti, rreth 380 mijë pensionistë të moshës së tretë, përfitojnë një rrogë të 13-të, përfitojnë shërbime dhe ilaçe falas, përfitojnë rrugëtime brenda dhe jashtë qytetit falas, dhe familjet e vetmuara të pensionistëve, që janë 87 mijë e 500 përfitojnë përjashtimin nga pagesa e taksave lokale.

“Gjithashtu, do të rregullojë dhe dy çështje të tjera, që kanë të bëjnë me barazimin apo aktualizimin e personave të moshës së kaluar, të atyre që kanë dalë në pension në 30 Shtator të vitit 1993 dhe më përpara, dhe të atyre që kanë dalë në 1 tetor të 1993 deri në 31 Dhjetor të vitit 1996. Këtu janë një numër jo i vogël, rreth 70-75 mijë që marrin shumë pak, me gjithë kontributet shumë të mëdha që kanë dhënë”-theksoi Gorica.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›