Idealja femërore: Nudo
Një ekspozitë sensacionale për të panjohurën e gruas sjell në Tiranë piktoren dhe stilisten Laureta Ismailaj. “Gruaja dhe shoqëria” nuk ka ndonjë cikël tradicional të lëvizjeve feministe, apo vajza që mbulojnë seksin. Do të jetë një ekspozitë enkas për të eksperimentuar mbi provokimin e burrave, se si reagojnë përballë një nudoje femërore; bukuri apo lodër?!
Idealja femërore: Nudo
Një burrë mund ta kuptojë realitetin përballë një gruaje vetëm kur ta shikojë nudo. Modeli i një femre nudo është momenti më ideal për të parë reagimin e një mashkulli ndaj seksit tjetër. Do ta shikojë si një lodër, kukull, apo do të përpiqet të kuptojë dhe mendimi do ta nxisë drejt botës së brendshme shpirtërore. Laureta Ismail është në pritje të këtij reagimi, qysh kur mendoi të hapte ekspozitën në Tiranë. Më 27 dhjetor në galerinë private “Kledio”, ajo ka zgjedhur të eksperimentojë me pikturën, videoart, stilimin, modën, me vajza të zhveshura dhe nudo.
Pritet një ekspozitë sensacionale, ku artistja flet plot pasione mbi Nju Jorkun e hapësirave, mundësive dhe eksperimenteve. Laureta ka sensin e rebeles, kërkon zgjimin e ndërgjegjes femërore, jo si traditë të lëvizjes feministe. Por si përpjekje për të mbërritur tek burri dhe gruaja, si dashuri e urrejtje e përhershme.
Ju jetoni në Nju Jork dhe ktheheni në Tiranë në një ekspozitë. Nga koha kur jeni larguar, sa herë jeni rikthyer dhe ç’është kjo ekspozitë që e quani private?
Kjo është hera e tretë që rikthehem në Tiranë, ku dy nga ekspozitat kanë qenë me Fadil Berishën. Ndërsa ekspozita e parë në Shqipëri ka qenë me Fatmir Thaçin dhe Fadil Berishën. Ka qenë një bashkëpunim fotografik, një pjesë shumë e bukur ku vija për herë të parë pas largimit tim. Por këtë herë ekspozita është private. Tema që kam zgjedhur është gruaja dhe shoqëria, nxitje që i kam projektuar me kohë në mendjen time.
A mund të na flisni pak për veten, karrierën tuaj me pikturën, videoartin, modën, shkolla në Tiranë dhe jetën në Nju Jork?
Pasi mbarova shkollën këtu u nisa për Nju Jork. Nuk ka qenë e lehtë. Punova për një farë kohe me Fadil Berishën, si asistentja e tij. Këtu nisi ekspozita e parë, eksperimentimi dhe një eksperiencë me fotografinë. Kalova në fotografi në mënyrën e realizmit, jo vetëm në letër, por në materiale të ndryshme. Duke mos u mjaftuar, gjithmonë kam eksperimentuar. Gjithë kjo kohë ka qenë eksperimentim për mua. Ndërkohë që vazhdova një shkollë tjetër, atë të dizajnit në një nga shkollat më të mira të Nju Jorkut, si stiliste. Këto dy gjëra; dizajn dhe stiliste ndahen nga njëra-tjetra, nuk e di si kuptohet këtu, por është diçka komplet ndryshe. Edhe më parë artin e kam pasur shumë të lidhur me dizajnimin, sepse për mua ngjyra ka qenë shumë e rëndësishme, mbetet edhe në fushën e modës.
E inspiruar nga një shkollë e mirë, e tërë, që kisha bërë në Shqipëri dhe atje, por edhe mundësia që m’u dha atje duke aplikuar në materiale të ndryshme dhe vazhduar në të njëjtën kohë shkollën “Parson school of Desing”, Nju Jork, mundësitë e mia u hapën më shumë. Pikturën nuk e kalova thjesht si një pikturë njëdimensionale. Pra, kalova në tredimensionale dhe fillova ta piqja në formën e njeriut në trupin e tij. Praktikisht merrem me linjën e modës tani dhe qëllimi kryesor është të kryejë një linjë të plotë tani. Dua të krijoj një biznes timin, ky është qëllimi kryesor. Arti më ka ndihmuar, ka qenë bazë kryesore.
Si e mbani mend ekspozitën e parë në Tiranë?
Në Shqipëri ekspozita ime e parë ka qenë në vitin 1994, ka qenë si të thuash hapi im i parë. Pata një cikël punësh, por ajo më kryesorja dhe më e dashura ka qenë me një backgraund jeshil dhe një ngjyrë të bardhë që qëndronte në mes dhe brenda ishte trupi i një mashkulli nudo. Prej andej dukej sikur dilte një rreze dielli. Për mua ajo që kam pasur synim ka qenë gjithmonë qendra. Dhe në të mundohesha gjithmonë të vija një ngjyrë të çelur, ishte shpresë jo vetëm në pikturë, por ma jepte atë dhe në jetën e përditshme.
Tregon për një nudo në ’94, pati reagime? Cili ishte interesi juaj atëherë për pikturën, si ka rezistuar kjo vëmendje deri sot?
Aty ka pasur disa nudo dhe femra nudo. Unë gjithmonë kam eksperimentuar me pjesët e brendshme të njeriut. Gjithmonë kanë qenë pjesë e kësaj nudoje. Mund të ketë qenë një siluetë e jashtme, por brenda saj kam lozur me pjesët e brendshme të trupit të njeriut. Qe një lloj reagimi, në atë kohë, pasi unë futa shumë materiale abstraksionizmi që shumë njerëz nuk e prisnin, si qepjen e kanavacës që në atë kohë shumë e pak, a pothuajse fare, e kishin eksperimentuar. Reagimin e parë e ka dhënë vetë familja ime ku unë nisa të grisja një kanavacë dhe ta qepja, ku të gjithë më pyesnin pse e grisa, pse e po qep, se nuk do të ma pranonte njeri në këtë mënyrë. Dhe përgjigjja ime ishte se nëse nuk më pranonin, kjo nuk do të më interesonte fare, sepse kjo është ajo që unë ndjej. Nuk është kaq e pastër kjo shoqëri, nuk është kaq e pastër gjithçka që ne shikojmë - duke futur këtë çarje, tregoja se kjo është çarja që ka jeta jonë, kjo është akoma shoqëria e sotme. Unë kam shumë prerje dhe sot në punët e mia dhe në trupin e njeriut ka. Pra, është gjithmonë një mangësi, diçka mungon në të. Por në fillim fare kam eksperimentuar shumë dhe vazhdoj të eksperimentoj. Në Nju Jork kjo më ka shtyrë.
Dhe Nju Jorku me çfarë ju përballi, çfarë transformoi tek ju?
Në Nju Jork ka kaq shumë mundësi, sidomos nga ana e zgjedhjes së materialit, hapësirës. Pothuajse u shkëputa nga piktura e kavaletit. Gjithçka, kalova në materialet komplet ndryshe. Duke eksperimentuar në materiale që kurrë nuk i kisha menduar, duke filluar me xhamin, plastikën, printimin, materiale sa të tejdukshme, forma nga më të ndryshme etj. Më ka tërhequr shumë materiali i tejdukshëm. Nuk e di, mund të them se ishte një eksperiencë krejt e ndryshme nga ajo që kisha kaluar në Shqipëri. Por gjithmonë duke lozur me gjëra të reja, duke kërkuar atë që unë nuk e njihja. Dhe akoma eksperimentoj me atë që është e panjohur tek unë.
Përballja me të panjohurën ju solli dhe në ekspozitën që do të hapni në galerinë “Kledio” në Tiranë, me titullin “Gruaja dhe shoqëria”. Çfarë është kjo e panjohur në konceptin tuaj?
Kjo lidhet me gjithçka, qoftë me problemet, materialet. E panjohura është dhe kur njerëzit mundohen nga një problem dhe kanë frikë ta ngrenë atë, të përplasen për të. T’i japin përgjigje asaj që shumë njerëz nuk i kanë dhënë përgjigje. Qoftë dhe tek kjo ekspozita që kam ardhur të hap “Gruaja dhe shoqëria” janë shumë pyetje të ngritura nëpërmjet punëve. Që vërtet do doja të shihja dhe reagimin e publikut për t’i dhënë përgjigje deri në atë që unë po kërkoj.
Kjo do të thotë se do të keni një ekspozitë sensacionale, misterin si perceptim, që lidhen me të panjohurën e gruas?
Është në një farë mënyre sensacion kjo ekspozitë. E panjohura gjithnjë sjell mister. Kjo në rastin e ekspozitës sime, në këtë radhë, është gruaja. Do ta kemi këtë edhe nga mënyra e përdorimit të materialit, pasi është shumë e rëndësishme kjo, por ndërkohë është dhe tema që është kapur. Elementët që kam përdorur nuk janë thjesht piktura. Ka art video, përfshirja e bukurisë së femrës që ka elegancë në një veshje. Punimet e artit kanë brenda të papriturën, që do të sjellin tek publiku. Po, pres në një farë mënyre dhe reagimin e publikut për të zbuluar ata vetë se cila është e fshehta, e panjohura tek femrat, çfarë kërkon ajo, çfarë e shqetëson atë. Kjo është pyetja ime, si është ajo përkundrejt shoqërisë ku ne jetojmë. Nuk flas vetëm në Shqipëri, por për çdo vend.
Shpesh konceptet mbi të panjohurën e gruas, si në rastin e ekspozitës suaj, lidhen me seksin, por edhe me feminizmin, të drejtat e saj. Si do të vijnë këto në ekspozitë dhe çfarë refleksioni krijojnë tek ju?
Është e vështirë t’u përgjigjesh ekzakt këtyre pyetjeve. Por, femra me sa e shikojmë në shoqërinë e sotme është vetëm një lodër në duart e mashkullit. Kjo është mënyra se si mendon ai; ajo duhet të jetë vetëm në mënyrën se si e shikon ai. Jo duke menduar e pranuar, se si vetë femra kërkon të shihet nga kjo pjesë e shoqërisë. Kjo lind atë kontradiktën që lind, që e shikojmë, midis dy individëve; mashkull dhe femër. Është moskuptimi dhe mosparja e gjërave, në atë mënyrë që kërkohet vetë femra. Në këtë ekspozitë është pak a shumë kjo ide që mundohem të reflektoj tek punët.
Është kornizim i seksit të femrës në këtë ekspozitë? Si e imagjinon reagimin e publikut?
Jo, tek unë ndodh e kundërta. Njerëzit do të përplasen me diçka që nuk mund ta pranojnë ta shikojnë. Jam shumë e bindur që kjo do të ndodhë. Ose do të jetë injoranca që njerëzit do ta shikojnë dhe nuk do ta kuptojnë, duke e parë thjesht si një gjë vetëm seksi. Për mua është që të ngrejë pyetje, por të marrë dhe përgjigjen nga publiku.
Shoh që keni një anim të dukshëm në mbrojtje të asaj që quhet të idesë feministe. Pse hyni në këtë front mbrojtjeje të femrës, çfarë ju bën të reagoni?
Jam deri diku. Të them të drejtën e mbroj këtë gjë, sepse feminizmi nuk ka të bëjë vetëm për një qëllim. Lëvizja feministe ka kaq shumë për të thënë në mbrojtje të të drejtave të grave. Duke lexuar nga librat, duke parë nga interneti p.sh., vetëm në Iran një gazetë e një shoqate të grave ishte komplet e kontrolluar, pothuajse e ndaluar, por vazhdonte të funksiononte në mënyrë të fshehur, disa nga anëtaret e saj janë burgosur për këtë gjë, atëherë sa e drejtë është të mendosh mbi këtë gjë, kur jemi në shekullin XXI dhe femra akoma nuk flet dot për të drejtën e saj. Duke u nisur dhe nga disa lexime, e botime posaçërisht për femrat është p.sh., një autore Elisabet Dandle, shkruan një libër fantastik, “Dead and feminizëm”, ku tregon se si nga vitet ’70-të u vunë ligjet e para për të njohur të drejtat e grave si në Amerikë dhe Francë, ku ato abuzoheshin nga burrat e tyre, shoqëria, ku kishte shumë shtëpi publike, në vende publike, ku bëhej abuzim me fëmijët e tyre etj. Kjo është pjesë e gruas. Një autore tjetër turke, që është një nga piktoret më të famshme turke, shkruan për jetën e saj. Ajo përdhunohet qysh në moshën 13 vjeç. Dhe pikërisht në këtë moshë lindi artistikisht, duke kaluar nëpër një karrierë që as ajo vetë nuk e kishte menduar. Kthehet në Turqi, përplaset shumë me opinionin e njerëzve që e mbanin mend akoma për atë çka bëri. “Guerrilas girl”, e shndërruar në një libër, përfaqëson njëkohësisht një nga organizatat më të mëdha të lëvizjes feministe e krijuar qysh nga vitet ’70, kur gratë hoqën sutjenat e tyre dhe dolën në publik hapur për të kundërshtuar, për të drejtat e tyre. Filmi “Lolita” ka qenë më kryevepër që mbahet sot e kësaj dite në Hollivud, që ka thyer mentalitetin, i bërë nga një regjisor, një mashkull. Vetë ai ka predikuar forcën dhe bukurinë që ka femra, se si i përulin burrat këto vlera. Ka kaq shumë filma, libra etj., sidomos në vitet 70-të, kur qëndron kulmi i shumë lëvizjeve në botë. Këto më bëjnë të reflektoj dhe të ngacmohen vazhdimisht në punët e mia.
Hyni në lexime, libra, tërhiqeni nga filma që kanë forcën e gruas brenda, nga ana tjetër ka lëvizje feministe, shoqata pa fund - një eksperiment që dhe ju e ktheni objekt në punët tuaja - të gjitha këto pse bëhen kaq të domosdoshme, kaq të nevojshme, e keni menduar?
Është e vërtetë sa libra, sa shoqata janë që mundohen të bëjnë gjithçka për femrën, për një arsye të vetme; të zgjojnë ndërgjegjen e saj. Duket se vetë femra ka shumë nevojë të zgjohet, të shikojë çfarë i mungon asaj, të flasë për veten e vet. Të mos lejojë të bëhet dikush tjetër përgjegjës i saj, në mënyrën se si e do ai, mashkulli.
Unë shikoj që të gjitha këto që kam lexuar, kam parë dhe vazhdoj t’i ndjek akoma - sepse jeta e përditshme është një eksperiencë. Është një luftë e jashtëzakonshme për femrat derisa të ndihet zëri i saj në shoqërinë tonë, si një gjë e domosdoshme, për t’i dhënë rëndësi prezencës së saj.
Si do ta merrje një femër përballë një mashkulli, për t’i treguar atij modelin se si ta kuptojë atë?
Do ta pasqyroja atë një femër nudo. Ashtu siç e ka krijuar Zoti. Kur ti e paraqet një femër nudo, apo dhe një mashkull, nuk do të thotë se ti po shikon një bukuri të jashtme. Sepse kjo bëhet që të shikohet jo vetëm bukuria e saj fizike, por nga kjo të kuptohet bukuria e saj shpirtërore. Të shikohet bota e brendshme e një femre, duke e lënë atë nudo. Këtë kam edhe në punët e mia, në video, jam munduar që ta lë atë sa më nudo.
Jo pa qëllim, por në të njëjtën kohë të ngacmoj dhe anën seksuale të mashkullit, deri ku shkon reagimi i tij; do ta shikojë atë si një pjesë lodre, apo ta shikojë si bukuri që ka diçka të fshehtë brenda botës së saj.
Tek unë, nëse një femër do ta vija përballë një mashkulli, do ta vija lakuriq.
Shumë piktorë e kanë përdorur trupin e femrës në portrete nudosh. Për ju, pse një nudo për të kuptuar realitetin femëror?
Kur them e zhveshur kjo vjen dhe si një revoltë. Duke e paraqitur nudo, dua t’ju them njerëzve që kjo nuk është thjesht një nudo. Ajo është e paraqitur ashtu, sepse ashtu e shikoj unë. Dhe kjo është që njerëzit duhet të shikojnë çfarë është brenda saj. Mundohu të kuptosh që kjo femër që është nudo para teje ka diçka shumë më madhore.
Çfarë jua bën këtë raport kaq kontravers, duke jetuar qoftë në Shqipëri apo në Nju Jork?
Jam shumë dakord që një pjesë e shoqërisë këtu e kundërshton të parit e femrës në këtë mënyrë. Shoqëria këtu është akoma patriarkale, që nuk mund ta shikojë femrën në këtë mënyrë. Unë vetë personalisht e kundërshtoj këtë gjë.
Sprova juaj si piktore në këtë linjë do të vazhdojë, gjithmonë, me gruan, kur ju tani shfaqeni me të kundërtën e nudos, me modelimin, stilimin e femrës, duke e veshur atë?
Është bukuria e femrës, që gjithmonë më ka tërhequr, qoftë nudo, qoftë e veshur. Kudo që ajo është. Ajo ka një bukuri dhe një forcë që vetë ajo e kupton. Por ndonjëherë e shpreh dhe ndonjëherë jo. Dua që me temën e gruas të merrem për një kohë të gjatë. Ky ishte fillimi, ishte një ngacmim i vogël që kam bërë. Moda është një ëndërr që unë e kam pasur gjithmonë. Duke kaluar nga arti në tredimensionale, duke i dhënë një formë, jo duke e mbajtur aq të thjeshtë - kjo ishte nxitja kryesore tek unë. Duke e veshur femrën, unë mendoj se është më e bukur. Diçka që unë do ta vishja vetë, do të kisha dëshira t’ia shihja dhe dikujt tjetër.
Ju flisni për të kuptuar, për të njohur realisht, një femër veten e saj, për të zbuluar çfarë ndodh me botën e saj të brendshme. E zhvishni për të treguar shpirtëroren dhe e vishni për të kuptuar seksualen - pra për mënyrën se çfarë ju duhet të shikojnë meshkujt për të hyrë në perceptimin e saj. Juve çfarë ju revolton më shumë nga bota e femrës?
Janë akoma të ndrydhura. Kjo ndodh vetë për fajin e saj. Vetë femra nuk ngre zërin për të kërkuar atë që duhet, kudo që ajo është. Kjo është ajo që mua më tremb, që e kam si shqetësim. Dhe ekspozita është pjesë e këtij shqetësimi. Femrës akoma nuk i zgjuar ndërgjegjja që të kuptojë. Ajo ka një forcë të jashtëzakonshme, madje më të madhe se mashkulli.
Flisni për bukurinë, modën, veshjen, nudon si pjesë artistike, thjesht për të afruar në dashuri dy njerëz. Si vjen kjo në një gjuhë më të thjeshtë për ju, ç’është dashuria? Është një pyetje që përpiqemi t’ua bëjmë të gjithëve në ditët e sotme.
Të gjitha këto si nudoja, veshja, materiali që përdor – janë pjesë të dashurisë, por edhe të një revolte. Nuk di të përcaktoj çfarë është dashuri dhe çfarë është urrejtje. Janë të dyja bashkë. Edhe një material nëse është përdorur ka pasur ndoshta një arsye qoftë për të urryer, apo për të dashur, po ashtu dhe për të provokuar. Nudon e kam marrë si dashuri, sepse është kaq elegante e bukur, e butë, e ndjen kur ta prekësh, por ka një limit deri ku do ta prekësh. Të gjitha këto kanë shumë faktorë që kanë ndikuar. Dhe ajo që mendoj unë në gjithë këto ndjenja; dashuria është dhe urrejtje. Nuk mund t’i ndaj këto dy të kundërta brenda jetës dhe procesit tim të punës. Gjithmonë dashuria ka ekstremitetin e vet që është dhe urrejtja, i ndan një fill shumë shumë i hollë.
Ju ktheheni në Shqipëri, në një ekspozitë private. Aq sa jeni në kontakt, çfarë gjeni të ndryshuar dhe si i shikoni artistët dhe artin pamor shqiptar?
Nuk kam pasur shumë kohë, vetëm dy tre ekspozita kam arritur të shoh. Të them të drejtën Shqipëri ka artistë shumë të mirë. Mund të them se ato nuk kanë shumë mundësi për të eksperimentuar me gjëra të reja, shoh që ekziston akoma ajo shkolla e vjetër e artit. Sikur ka ose një frikë për të eksperimentuar me të renë, ose është thjesht zgjedhja e autorit që bën, domethënë për të qëndruar me këtë lloj arti. Është paksa e vështirë me numrin e paktë të ekspozitave që kam parë, për të përcaktuar se çfarë ka ndodhur këtu me artin shqiptar. Por di të them që Shqipëria ka artistë të mrekullueshëm, se e ka vërtetuar edhe koha që sapo lëvizin nga bota e këtij vendi, ata arrijnë të bëjnë emër. Arrijnë të shprehen shumë më qartë, arrijnë të kapin nivelet më të larta të artit, aty ku shkojnë. Sipas kësaj, i bie që ata thjesht jetojnë në këtë shoqëri që duhet të veprojnë sipas kësaj shoqërie. Unë mendoj në këtë mënyrë. Pastaj Nju Jorku është një dimension i pafund hapësirash, duke filluar që nga piktura më e thjeshtë e deri në ekstreme, derisa arti është kthyer në pjesë të realitetit, ku çdo gjë po kthehet në art. Ku vetë njeriu bëhet pjesë e këtij arti. Kur vjen nga kjo hapësirë dhe kthehesh në Shqipëri shikon se akoma gjen një ndrojtje, ka ende një mbyllje të jashtëzakonshme që të pengon.