Kina dërgon gruan e parë në hapësirë
Kina është gati të nisë operacionin e saj të katërt me njerëz në hapësirë. Kina po dërgon një ekuipazh prej tre personash në laboratotrin hapësinor Tiangong, ku mes tyre përfshihet për herë të parë një astronaute femër
Anija Shenzhou-9 është vendosur të niset nga shkretëtira Gobi në 18:37 me orën lokale. Astronautët do të shpenzojnë më shumë se një javë dhe do të jetojnë dhe punojnë në orbitë para se të kthehen në Tokë.
Liu Yang, 33 vjeç, është gruaja e parë kineze astronaute e cila do të prekë hapësirën pas vetëm 2 vitesh trajnimi. Roli i saj në mision do të jetë për të drejtuar eksperimente mjekësore në orbitë.
Me një masë 60 ton, shumë më të vogël se platformat ndërkombëtare të Amerikës, Evropës, Kanadasë apo Japonisë prej 400 tonesh, prania e anijes kineze në qiell cilësohet si një arritje e madhe. Kina po investon miliarda dollarë për programin e saj hapësinor dhe Liu Yang do të gjenrojë krenari të mëtejshme për popullin kinez.
/IDEA/