Japonia urdhëron rindezjen e reaktorëve bërthamore
Japoni- Japonia ka lajmëuar se do të rindezë dy reaktorë bërthamorë, i pari kthim pas qëkurse ato u mbyllen pas krizës së vitit të shkuar në Fukushima. ‘Reaktorët në uzinën Ohi në qendër të Fukui do të jenë të ndezur në tre javë’- thanë zyrtarët.
Kryeministri Yoshihiko Noda ka kërkuar mbështetje për lëvizjen duke thënë se Japonia po përballet me një verë të mungesës së energjisë. Por një opozicion i gjërë publik kundër energjisë bërthamore mbetet.
50 reaktorët e Japonisë u mbyllën për mirëmbajtje rutinë pas rënies së termocentralit të Fukushimas që u shkaktuar nga një tërmet masiv dhe cunami që preku vendin në vitin 2011.
Kryeministri japonez Noda e bëri njoftimin pas takimit me guvernatorin e prefekturës së Fukui, Kazumasa Nishikawa i cili i dha miratimin për vendimitn. Ndërkohë ndërprerjet e energjisë janë theksuar gjatë verës së nxehtë dhe Boda ka thënë vazhdimisht se është e rëndësishme për ekonominë për të rindezur disa reaktorë bërthamorë.
Pavarësisht nga ndërprerjeve të energjisë elektrike shumë njerëz në Japoni janë ende kundër vendimit teska protesta ka pasur kundër ndezjes së reaktorëve. Disa politikanë vendorë kanë thënë se vendimi mund të jetë vetëm për verën por kryeministri ka shtuar se do të vlerësojë nëse reaktorë të tjerë janë të sigurt për të rifilluar.
Sipas sondazhit të fundit nga agjencia e lajmeve Jiji, 46% e publikut janë ende kundër ndezjes së reaktorëve bërthamorë. Energjia bërthamorë përdoret për të siguruar 1/3 e energjisë elektrike në Japonisë. Qeveria ka kërkuar që familjet dhe bizneset të ulin përdorimin e energjisë me 15% për të shmangur ndërprejet e mundshme.
Dorina Bilbili/IDEA/