E Diel, 1 Nëntor 2026

Lazarati nën kontrollet e policisë, ndalohen 53 punëtorë

Gjirokastër- Aksioni për parandalimin e kultivimit të lëndëve narkotike në Lazarat ka vijuar edhe sot duke bllokuar fuqinë punëtore që kultivon hashashin në këtë zonë.

Mësohet se forcat e policisë së Gjirokastrës, dy grupe FNSH dhe dy grupe Delta kanë bllokuar 53 shtetas meshkuj në kodrat që të çojnë në Lazarat.

Sipas policisë këta persona po tentonin të futeshin në fshat si dhe bëhet me dije se është bllokuar një kamion me pleh dhe një autobot me ujë.

Nga të dhënat paraprake që ka dhënë policia mësohet se po mblidhen dëshmitë e 53 personave për të zbardhur veprimtarinë dhe punën që do të kryenin në fshat. Fshati Lazarat është vënë në shënjestër të policisë teska mbrëmë një task forcë nga Tirana e drejtuar nga Krenar Ahmeti ka vendosur 600 mijë lekë gjoba, ka hequr xhamat e zinj të 85 automjeteve dhe ka bllokuar 3 makina luksoze pasi rezultonin të vjedhura. Ndërkohë aksioni pritet të vijojë edhe në ditët në vazhdim.

/IDEA/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›