E Diel, 1 Nëntor 2026

Të mërkurën koncert në përkrahje të Ramush Haradinajt

Të mërkurën në mesditë, para Teatrit Kombëtar në Prishtinë, do të mbahet një koncert në përkrahje të Ramush Haradinajt, i cili gjendet në Hagë.
Organizatorë të koncertit janë një grup i të rinjve nga Universiteti i Prishtinës (UP), të cilët kanë thënë se në këtë nismë janë përkrahur nga Aleanca e të Rinjve të Kosovës.
Ndryshe, këto ditë Prishtina është mbushur me pankarta paralajmëruese me moton “Ramushi po vjen”. Sipas këshillit organizativ, nuk bëhet fjalë për ardhjen në Kosovë të Ramush Haradinajt, por për një manifestim në përkrahje të tij, i cili prej 21 korrikut të vitit të kaluar po mbahet në qendrën e paraburgimit në Tribunalin e Hagës, bashkë me dy të akuzuarit e tjerë, Lah Brahimaj dhe Idriz Balaj.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›