Raporti i BB-së:Biznesi në Shqipëri gjithmonë e më i lehtë

"Të bësh biznes në Shqipëri është gjithmonë e më e lehtë." Ky fakt citohet në raportin më të fundit të publikuar nga Banka Botërore, "Doing Business in Southeast Europe 2011".
Raporti analizon se sa lehtë është të bësh biznes në shtatë vende si Shqipëri, Bosnje-Hercegovinë, Kosovë, Ish-Republikën Jugosllave të Maqedonisë, Moldavi, Malin e Zi dhe Serbi.
Raporti citon konkretisht se ekonomitë e Evropës Juglindore kanë vazhduar reformën rregullatore për bizneset pavarësisht krizës financiare globale. Ndër të tjera në Shqipëri, - citon raporti, - një kufi kohor i detyrueshëm, i zbatuar së fundmi, shkurtoi vonesat në regjistrimin në Zyrën e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme.
Po ashtu, në Shqipëri, një dekret presidencial shtoi gjyqtarët në gjykata. "Duke pasur më shumë staf në punë tani gjykatat nxjerrin vendime në më pak se 4 muaj. Nga ana tjetër, tarifat e përmbarimit u reduktuan nga 7% të vlerës së deklaruar në 2% në mbarë Shqipërinë", përfundon raporti.