E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kina e shqetësuar nga kriza e fundit

Autori i Lajmit: red.
Kina ka shprehur shqetësim për herë të parë për zhvillimet në Osetinë e jugut dhe Abhkazi.
Ministri i jashtëm kinez tha se shpresonte se situata do të zgjidhej nëpërmjet dialogut dhe konsultimeve.
Komentet erdhën pasi udhëheqësi kinez, Hu Jintao u takua me presidentin rus, Dmitry Medvedev, para një takimi rajonal në kryeqytetin e Taxhikistanit, Dushanbe.
Ndërkohë, kancelarja gjermane, Angela Merkel, i tha në telefon zotit Medvedev se vazhdimi i pranisë ruse në pjesë të Gjeorgjisë, jashtë Osetisë dhe Abhkazisë, ishte shkelje e rëndë e marrëveshjes së zjarrpushimit me Gjeorgjinë
Ky lajm është publikuar: 28/08/2008

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›