Ambasadori rus kërkon njohjen e dy rajoneve
Autori i Lajmit: red.
Ambasadori i Federatës Ruse në Maqedoni Vlladimir Solocinski, dje në mëngjes në Ministrinë e Punëve të Jashtme e ka informuar klasën politike të Maqedonisë për pozicionin rus lidhur me njohjen e pavarësisë së Osetisë Jugore dhe Abkhazisë.
Ambasadori Solocinski e ka transmetuar edhe thirrjen dërguar autoriteteve të Maqedonisë për njohjen e pavarësisë së Osetisë Jugore dhe Abkhazisë, në kuadër të thirrjes së Rusisë, dërguar të gjitha shteteve në botë.
Në konferencën për shtyp Solocinski, theksoi se në listën prej 15 vendeve, të cilat kanë marrë pjesë në furnizimin e Gjeorgjisë me armë, nuk është Maqedonia.
"Qeveria e Republikës së Maqedonisë nuk ka kurrfarë lidhje me këtë. Për furnizimin e Gjeorgjisë me armë dhe krijimin e potencialit ofensiv kryesisht janë përgjegjës SHBA-ja dhe Ukraina, ndërsa nga Gjermania janë kontrabanduar", tha ambasadori i Rusisë në Shkup. Sipas tij, pas operacionit të forcave ushtarake të Gjeorgjisë të ashtuquajtur "Fushë e pastër" të 8 gushtit, ushtarët rusë kanë zbuluar dhe kanë shkatërruar sasi të mëdha armësh, në mesin e të cilëve edhe 4 mijë pushkë amerikane të papaketuara M4. Solocinski i informoi gazetarët se ushtria ruse ka sekuestruar edhe 10 hamerë të ri në të cilin ka shkruar - pronësi e Pentagonit. SHBA-ja, tha ai, kanë kërkuar që t u kthehen, megjithatë, siç theksoi, kurrfarë arme nuk do t u kthehet amerikanëve ose Gjeorgjisë, edhe pse Rusia "nuk i ndërron kallashnikovët për M4".
Duke iu përgjigjur pyetjes së gazetarëve se njohjen e pavarësisë së Osetisë Jugore dhe Abkhazisë po e udhëheq Rusia, në bazë të parimeve të njëjta me atë të Kosovës, Solocinski theksoi se për momentin nuk bëhet fjalë për njohjen e Kosovës.
Ai, informoi se dje Rusia ka miratuar vendim për ndërprerje të të gjitha programeve për bashkëpunim me NATO-n, ndërsa është ndaluar edhe pjesëmarrja në misionet paqeruajtëse, me përjashtim të mbështetjes logjistike të NATO-s në Afganistan. Solocinski, theksoi se në këtë drejtim Sekretarit të Përgjithshëm të Aleancës Jap de Hop Shefer, i është sugjeruar se nuk është momenti i vërtetë për realizimin e vizitës së planifikuar në Moskë.
Në konferencën për shtyp ambasadori i Rusisë në Maqedoni i akuzoi BBC-në dhe CNN për informim antirus joobjektiv për gjendjen e Kaukazit.
"Rusia nuk dëshiron fillim të një Lufte të re të Ftohtë, por nuk druan nga kjo", shtoi Solocinski, duke informuar se sot pritet që në samitin e Organizatës së Shangait të diskutohet për vendimin e Rusisë që ta njohë pavarësinë e Osetisë Jugore dhe Abkhazisë.
Ky lajm është publikuar: 28/08/2008