Rusia e mbërthen BE me shpatulla pas muri
Autori i Lajmit: red.
Nga Kristofer Plas/ Bruksel
Që me njohjen e dy provincave separatiste të Osetisë Jugore dhe të Abkazisë presidenti rus krijon fakte, kjo nuk vjen vërtet papritur për Brukselin politik. Një hap i tillë konsiderohej prej muajsh si shumë i mundshëm, i shkaktuar edhe prej mosmarrëveshjes mbi ndarjen e Kosovës nga Serbia. Atëherë shumë vende të Bashkimit Evropian e njohën shtetin e ri të Kosovës. Moska e kritikoi me forcë këtë. Në këtë kohë për shumë ekspertë ishte e parashikueshme ajo që mund të ndodhte të Kaukaz. Megjithatë, Brukseli bën një dallim të qartë midis problemit të Kosovës dhe gjendjes në Kaukaz. Dilema e Kosovës lindi prej shpërbërjes së ish-Jugosllavisë, thotë Brukseli, rastet nuk janë të krahasueshme.
Të hënën kancelarja Angela Merkel e kishte paralajmëruar presidentin Medvedev pasi parlamenti rus kërkoi pavarësinë e dy republikave:
„Unë supozoj ose pres që presidenti rus nuk do ta nënshkruaj këtë rezolutë. Përndryshe kjo do të ishte një situatë shumë e vështirë, kritike duke pasur parasysh integritetin territorial të Gjeorgjisë.“
Por kjo nuk i interesoi presidentit rus. Integriteti territorial: kjo është shprehja qendrore për Bashkimin Evropian. Kjo këmbëngulje në integritetin territorial të Gjeorgjisë do të thotë që Bashkimi Evropian duhet ta shohë hapin rus si shkelje të së drejtës ndërkombëtare. Nga qarqet e kryesisë franceze në BE u tha dje, se Parisit "i vjen keq" që Moska vepron kështu. Një zëdhënës i Komisionit Evropian e konfirmoi me kujdes këtë përzgjedhje fjalësh. Kancelarja Angela Merkel, për vizitë në Talin të Estonisë, zgjodhi dje një gjuhë më të drejtpërdrejtë.
"Sipas gjykimit tim dhe tonit, kjo i bie ndesh parimit të integritetit territorial, një parimi bazë të së drejtës ndërkombëtare, dhe kjo është absolutisht e paparanueshme."
Në këtë mënyrë samiti i jashtëzakonshëm, i planifikuar i krerëve të qeverive dhe shteteve të BE-së të hënën e ardhshme fiton fuqi shpërthyese shtesë. Sepse përballë incidenteve asgjë nuk mund ta shmangë diskutimin për ftohjen e mëtejshme të marrëdhënieve. Askush nuk do t i japë fund plotësisht dialogut, u tha dje në qarqet diplomatike; por tani kanë erë të favorshme ato shtete të BE-së, të cilat janë për një qëndrim më të ashpër: Polonia, baltikasit, Britania e Madhe. Negociatat e saponisura për një marrëveshje të re partneriteti me Rusinë janë vënë tani në pikëpyetje. Edhe dëshira e Rusisë për tu bërë anëtare e Organizatës Botërore të Tregtisë ka hyrë në diskutimin publik, por dje Komisioni Evropian tha se do t i përmbahet planit.
Veprimi i njëanshëm i Moskës është shuplakë edhe për presidentin francez Sarkozy. Në planin e tij gjashtëpikësh për Kaukazin thuhet, se për problemin e provincave separatiste duhet gjetur një zgjidhje në rrafsh ndërkombëtar. Rusia dhe Gjeorgjia e kishin miratuar këtë. Tani Moska po minon autoritetin e kryetarit të radhës në BE Sarkozy. Ky i fundit ka tani edhe më shumë trysni për të gjetur në samitin e jashtëzakonshëm të së hënës një përgjigje të BE-së, e cila mund t i bënte përshtypje Moskës.
Deklaratat...
Ministri i jashtëm francez, Bernard Kushner theksoi lidhur me tensionet e krijuara pasi Rusia njohu pavarësinë e Abkazisë dhe të Osetisë Jugore :
"Ky është një zhvillim i papërshtatshëm. Ne e kemi dënuar qartë deklaratën e presidentit Medvedjev po ashtu edhe vendimet e parlamenteeve në Osetinë Jugore, në Abkazi dhe atë të Dumës ruse. "
Kushneri madje shprehu shqetësimin edhe për rrezikun e "spastrimeve etnike". Të martën në mbrëmje në televizionin shtetëror francez Kushner paraqiti një hartë të fshatit Akalgori dhe deklaroi:
"Kjo është një hartë e Osetisë. Në këtë fshat të quajtur Akalgori gjatë natës trupat ruse kanë dëbuar banorët në drejtim të Gjeorgjisë për të krijuar një Oseti homogjene. Një gjë e tillë është e papranueshme."
Zëdhënësi Toni Frato e dënoi gjithashtu veprimin e Rusisë duke nënvizuar:
"Rusia po merr ndërkohë një sërë vendimesh jo racionale. Në këtë kontekst nuk kemi të bëjmë vetëm me Rusinë dhe SHBA, por edhe me Evropën dhe bashkësinë ndërkombëtare. Pikërisht për këtë arësye me atë që po bën Rusia tani mund të ndryshojë poziccionin e saj në botë."
Kancelarja Angela Merkel, për vizitë në Talin të Estonisë, zgjodhi dje një gjuhë më të drejtpërdrejtë.

Presidenti rus Medvedjev mbron kursin e tij në konfliktin e Kaukazit. Tani topi ndodhet në fushën e evropianëve, u shpreh ai në intervistë për mediet e huaja. Por nëse marrëdhëniet mes Rusisë dhe Perëndimit do të përmirësohen apo përkeqësohen, kjo në radhë të parë është në dorën e evropianëve. Eksperti gjerman për Rusinë nga shoqata gjermane për politikën e jashtme Aleksandër Rahr analizon:
"Unë mendoj, se nuk duhet ta ekzagjerojmë çështjen, ndonëse ajo është mjaft e vështirë. Ne kemi të bëjmë nga njëra anë me një shkelje të së drejtës ndërkombëtare nga ana e Rusisë, nga ana tjetër kemi të bëjmë me sulmin e Shakashvilit ndaj republikës separatiste të Osetisë Jugore. Gjithashtu në sfond qëndron konflikti i Kosovës, të cilin Rusia e mori si shkas për të përdorur edhe në Jug të Kaukazit rregullat perëndimore të lojës në Ballkan. E megjithatë ne kemi nevojë për Rusinë. Kriza në Afganistan nuk ka marrë fund dhe furnizimet për trupat e NATO-s atje kalojnë përmes territorit rus. Ne e shohim se marrëdhëniet e partneritetit me Rusinë vazhdojnë të kenë rëndësi strategjike.
Ky lajm është publikuar: 28/08/2008