Xhandarmëria serbe arreston dy shqiptarë në Bujanoct
Forcat e xhandarmërisë serbe të dielën kanë bastisur dy shtëpi në fshatin Nesalc të Bujanocit, me ç’rast kanë arrestuar dy qytetarë të këtij fshati, Abedin Isenin (53) dhe të birin Ardin Isenin (27), për shkaqe ende të panjohura.
Fshatarët dhe familjarët e Nasalcës kanë thënë se në orët e hershme të mëngjesit fshati ishte i rrethuar nga forca të shumta të xhandarmërisë serbe, të cilët janë futur në shtëpi pa paralajmëruar fare, duke frikësuar fëmijë dhe gra që ishin akoma në gjumë.
Sipas gruas së të arrestuarit të Abedin Isenit, Mirsije Iseni, e cila nuk ishte në shtëpi gjatë bastisjes së forcave policore, është e tronditur dhe habitur dhe nuk e di se cila është arsyeja e arrestimit të të shoqit Abedinit dhe djalit, Ardinit.
Sulejman Iseni, anëtar i Këshillit komunal të komunës së Bujanocit, ka thënë se veprime të tilla të forcave serbe nuk i ndihmojnë stabilitetit në rajon.
“Arsyeja për këtë bastisje dhe këtë arrestim të kushërinjve të mi është e pa qartë”, ka thënë ai.