E Shtunë, 31 Tetor 2026

Presidenti Obama: Ndihem krenar për punën tuaj

Presidenti Barak Obama ka telefonuar astronautët në bordin e Stacionit Ndërkombëtar të Hapësirës, një javë pasi anija e hapësirës Atlantis u nis drejt laboratorit orbital, për misionin e fundit të epokës së këtyre lloj anijesh.
Obama i tha ekuipazhit se ai e kishte parë nisjen e anijes Atlantis, dhe se ishte krenar për punën e tyre dhe të ardhmen e agjencisë amerikane të hapësirës.
 

Presidenti përsëriti idetë kryesore të politikës për hapësirën që u bë e njohur vitin e kaluar, sipas së cilës NASA do të ndërtonte anije hapësire që do të shkonin përtej orbitës së Tokës tek asteroidet dhe deri në planetin Mars.
 

Ndërkohe programi amerikan i anijeve të hapësirës, i cili ka kushtuar më shumë se 113 miliarde dollarë, do të përfundojë kur anija Atlantis të kthehet në tokë javën e ardhshme.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›