Shtyhet mandati forcave të NATO-s në Afganistan
Këshilli i Sigurimi i OKB-së ka votuar unanimisht për miratimin e rezolutës që shtyn edhe për një vit mandatin e forcave ushtarake të NATO-s në Afganistan. Një vendim i tillë erdhi vetëm disa orë pas shpërthimit që ndodhi në afërsi të ambasadës indiane në Kabul. Nga shpërthimi i autobombës u vranë të paktën 17 persona, shumica e të cilëve civilë, ndërsa u plagosën 80 të tjerë. Në rezolutën e miratur njëzëri kërkohet nga bashkësia ndërkombëtare shtimi me ushtarë të tjerë dhe mjete luftarake, në kuadër të trupave të udhëhequra nga NATO. SHBA-ja dhe vendet tjera aktualisht po rishqyrtojnë çështjen lidhur me misionin ushtarak në Afganistan. Komandati amerikan i NATO-së në këtë vend, gjnerali Stanley Mçhrystal, ka kërkuar kohët e fundit shtimin e numrit të trupave me 40 000 ushtarë. Në këtë misionin ndodhen aktualisht rreth 60 000 ushtarë nga 42 vende. Këshilli i Sigurimit ka dënuar sulmin vetëvrasës të enjten, përgjegjësinë për të cilin e morën talebanët. Gjithësesi rezoluta e miratuar nuk adreson numrin e saktë të trupave, një çështje që vazhdon të mbetet në diskutim, pas kërkesës së gjerneralit Stanley Mc Chrystal. Sipas rezolutës është e domosdoshme përkrahja e forcave afgane të sigurisë gna ndërkomëbtarët, për të mbrojtur popullsinë civile.