E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kina konfirmon rastin e dytë me H1N1

Pekin - Kina konfirmon rastin e dytë të prekjes nga virusi i gripit të derrave. Viktima është një student 19-vjeçar, i cili sapo ishte kthyer nga Kanadaja. Në fillim ai ishte cilësuar si rast i dyshimtë në provincën Shandong, por më pas analizat e nxorën pozitiv atë me virusin H1N1.

Studenti i prekur ndodhet i shtruar në një repart të veçantë të spitalit në Jinan. Ndërkohë, rasti i parë ishte konfirmuar në provincën Sichuan. Në Hong Kong kishte rezultuar pozitiv me virusin H1N1 edhe një pacient tjetër.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›