E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kodheli akuza Berishës

Tiranë-Partia Socialiste ka reaguar sot ndaj deklaratave të kryeministrit Sali Berisha, sipas të cilave ishte kujdesur për fëmijët shqiptar, ashtu sikurse ishte kujdesur për fëmijët e tij. “Sali Berisha është kujdesur për familjen e tij në mënyrën e gabuar, në mënyrë jo etike dhe ndoshta të paligjshme Sot, edhe njëherë tjetër familja e Sali Berishës turpëroi Shqipërinë. Edhe njëherë, Berisha dhe zëdhënësit e tij mohuan aferat në të cilat janë përfshirë, pavarësisht provave që vazhdojnë të dalin përditë dhe që tregojnë më së miri, se familja Berisha nuk po punon në interes të shqiptarëve”-deklaroi zëdhënësja e kryesisë Mimi Kodheli.

Ajo shtoi se “gjithçka ata dinë të bëjnë, është të mohojnë, të mohojnë, dhe vetëm të mohojnë. Sali Berisha është kujdesur për familjen e tij në mënyrën e gabuar, në mënyrë jo etike dhe ndoshta të paligjshme. Sot shqiptarët meritojnë më shumë. Sot shqiptarët meritojnë një politikë të re. Sot shqiptarët kërkojnë ndryshim”.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›