Prokuroret franceze hetojne Concordia-n
Prokurorët francezë kanë nisur një investigim mbi mbytjen e anijes turistike Kosta Konkordia në Itali, ku 32 vetë besohet se kanë vdekur.
Prokurorët thane se të mbijetuarit francezë do të merren në pyetje për të përcaktuar rrethanat e mbytjes, dhe kushtet e evakuimit dhe shpëtimit” në bordin e Kosta Konkordias.
Rreth 450 shtetas francezë ishin në bordin e anijes, kur ndodhi dhe përplasja. Katër francezë kanë vdekur dhe 2 të tjerë janë mes të zhdukurve. Në total 17 është numri i viktimave të konfirmuar dhe 15 të tjerë rezultojnë tëe zhdukur, pasi nuk janë gjetur ende trupat e tyre. Prokuroria do teë duhet të mbledhë të gjitha ankesat e bëra nga të mbijetuarit në France, numri i të cilëve nuk është i njohur.
Kosta konkordia u përplas në ishullin Xhiljo të Toskanës në 13 janar, pasi kapiteni devijoi nga intinerari i planifikuar dhe goditi një shkemb duke krijuar një vrime të madhe në anije.
Të martën, zyrtarët e mbrojtjes civile ndaluan kërkimet për të zhdukurit, për arsye sigurie. Kapiteni Francesko Sketino është akzuar për mbytje të anijes dhe braktisje të saj para se të evakuoheshin të gjithë pasagjerët. Prokuroria Italiane e Grosetos ka kërkuar për të 15 vjet burg.