E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Tsipras jep dorëheqjen nga Syriza: Kam vendosur të propozoj zgjedhjen e një lidershipi të ri

Alexis Tsipras ka njoftuar dorëheqjen nga kreu i SYRIZA-s pas humbjes në zgjedhjet në Greqi.

Në një deklaratë të dhënë këtë të enjte (29 qershor), Tsipras bëri me dije se nuk do të jetë kandidat në zgjedhjen e kryesisë së re nga anëtarët e partisë.

“Kam vendosur të propozoj zgjedhjen e një lidershipi të ri nga anëtarët e partisë me rekurs të drejtpërdrejtë në procedurat në të cilat nuk do të jem kandidat”, deklaroi Alexis Tsipras.

Tsipras u shpreh se vendimi i tij për dorëheqje nuk ishte momental, por ishte paralajmëruar edhe natën e zgjedhjeve.

“Duhet shpikja e SYRIZA-s së re , e cila do të jetë në gjendje të lexojë me modesti dhe me sy hapur kontrastet e reja dhe rrymat e reja të shoqërisë, sfidat e reja të kohës. Deklaroj sot se jam krenar për atë që kemi arritur . Për daljen nga memorandumet dhe shlyerjen e borxhit. Për të shëruar plagët e shoqërisë dhe ekonomisë. Për imazhin ndërkombëtar të Greqisë që rivendosëm dhe, natyrisht, për Marrëveshjen historike të Prespës. Ky projekt është i yti. Askush nuk mund ta marrë atë nga ne”, tha Tsipras.

Më 25 qershor Kyriakos Mitsotakis, fitoi një mandat të dytë për qeverinë e tij, duke siguruar shumicën e votave të qytetarëve grekë, 40.8%.

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›