E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gaddafi ka financuar liderët evropianë?

Kuzhinieri personal i Muammar Gaddafit, Miodrag Djordjevic, rrëfeu për një televizion serb jetën e ish-udhëheqësit libian dhe zbuloi financime të panjohura të liderëve evropianë nga ish-diktatori.

Gjatë intervistës, gazetari pyeti kuzhinierin e Gaddafit “nëse Gadafi ka ndihmuar financiarisht vendet evropiane dhe mori një përgjigje "bombë":

“Në vitin 2005, Gaddafi i dha 20 milionë dollarë ish-kryeministrit grek, Jorgos Papandreu, (atëherë në opozitë), për ndërtimin e një resorti turistik në Bengazi”.

Mediat greke pyesin “për çfarë arsye dhe në shkëmbim të çfarë, Gaddafi i dha një shumë prej 20 milion dollarë Jorgos Papandreut?”

Po sipas tyre, “askush nuk ta jep një shumë kaq të madhe pa marrë gjë në këmbim, qoftë ky udhëheqës i një shteti, qoftë një biznesmen i fuqishëm".

"Ndoshta Jorgos Papandreu do të duhet të japë shpjegime të qarta për këtë çështje, që duket shumë serioze", shkruajnë mediat.

Kuzhinieri theksoi Gaddafi ka ndihmuar financimin e Nicolas Sarkozy dhe Silvio Berlusconit, gjatë fushatave të tyre zgjedhore.

Vlen të theksohet se vendet e drejtuara nga këta dy udhëheqës, morën pjesë në bombardimin e ushtrisë së Libisë.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›