E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kina kundërshton sanksionet ndaj Sirisë

Kina tha se nuk miraton përdorimin e sanksioneve për të zgjidhur krizën në Siri, një ditë pasi ministry i jashtëm francez diskutoi masat e mundshme për të zbatuar një plan armëpushimi të brishtë.

Ministri i jashtëm kinez tha sot se Pekini kundërshton përdorimin e presionit ndërsa mbështet përpejkjet e të dërguarit ndërkombëtar Kofi Annan.

Rusia ka kundërshtuar përpjekjet e vendeve të perëndimit dhe të botës arabe për të vendosur sanksione mbi qeverinë siriane.

Në Uashington, sekretarja e shtetit Hillary Clinton tha se ka ardhur koha që komuniteti ndërkombëtar të gjejë mënyrën për përparim në Siri pavarësisht pikëpamjeve kundërshtuese.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›