E Diel, 1 Nëntor 2026

Daçiç nën presion: Moska kërkon koalicion me Nikolliç

Lideri, i cili duket se do të ketë rol kryesor në formimin e Qeverisë së Serbisë, deklaroi se Rusia i ka propozuar të bëjë koalicion me nacionalistët dhe të heqë dorë nga aleanca me demokratët e Tadiç.

Ivica Daçiç, lider i socialistëve, tha se në mënyrë të ngjashme ka qenë nën presion para 4 vitesh, kur Uashingtoni i ka kërkuar që të formojë koalicion me demokratët.

“Mendoni se nuk ka presion nga pala tjetër?", ka pyetur gazetarët Daçiç.

Ish zëdhënësi i të akuzuarit për krime lufte, Sllobodan Millosheviç, Ivica Daçiç që bëri një vizitë befasuese në Rusi javën e kaluar, tha se nuk do t`i nënshtrohet as presionit të Uashingtonit dhe as të Moskës, në kohën kur të vendosë me kë do të formojë qeverinë.

As demokratët dhe as Partia Nacionaliste Përparimtare e Serbisë nuk kanë fituar vota të mjaftueshme për të formuar vetë qeverinë dhe po përpiqen që të joshin socialistët për një koalicion qeverisës.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›