E Shtunë, 31 Tetor 2026

Barroso: Kosova, kusht për integrimin e Serbisë në BE

Zyrtarët e lartë të Bashkimit Evropian ia kanë bërë të qartë, kryetarit të ri të Serbisë Tomisllav Nikolliç, se kusht kryesor për ecjen e këtij vendi drejt BE-së, është përmirësimi i raporteve me Kosovën.

“Normalizimi i marrëdhëneive të Serbisë me Kosovës mbetet kushti kryesor për të lëvizur në fazën tjetër të përparimit (drejt BE-së). Me fjalë tjera, kjo do të jetë thelbësore, për t`i mundësuar Komisonit rekomandimin eventual për nisjen e negociatave për anëtarësim”, ka thënë presidenti i Komisionit Evropian, Hoze Manuel Barroso pas një takimi me Nikolliç në Bruksel.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›