E Diel, 1 Nëntor 2026

Krasniqi dënon vrasjen e kreut të AKP: Akt i shëmtuar kriminal

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi dënoi ashpër aktin e vrasjes së kryetarit të Bordit të Agjencisë Kosovare të Privatizimit, Dino Asanaj.

"Vrasja makabre e kryetarit të Bordit të Agjencisë Kosovare të Privatizimit, Dino Asanaj, është një akt i shëmtuar dhe kriminal. Ky akt ka ngjallur pezëm te të gjithë qytetarët e Kosovës,si dhe institucionet e vendit", ka thënë Krasniqi përmes një deklarate dërguar mediave.

"Kërkojmë nga organet e rendit që të zbulojnë autorët e vrasjes dhe t`u japin dënimin e merituar”, theksohet në deklaratën e kryeparlamentarit Krasniqi.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›