E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kina masa kunder inflacionit

Kina është  ekonomia e dytë në botë ndërsa shënon shifra  rritjeje rekord e duke lënë pas Japoninë. Ekonomia kineze u rrit në 2010-ën me 10,3 për qind. Kjo shifër tregon se  vendi komunist e ka përballuar krizën ekonomike më mirë sesa shumë ekonomi të tjera.

Komisioneri i Zyrës Kombëtare të Kinës për Statistikat Ma Jiantang tha thjesht se "ekonomia kombëtare është në një rritëm të mirë rritjeje". Siç njoftoi zyra kombëtare e statistikave në Pekin është rritur edhe inflacioni. Në dhjetor çmimet e konsumit u rritën me 4,6 për qind kundrejt të njëjtit muaj të një viti më parë. Ka pasur rritje edhe në shitjet e mallrave me pakicë, të cilat u rritën në më shumë se 18 përqind. Për të shmangur inflacionin e mëtejshëm qeveria kineze kërkon të pakësojë sivjet sasinë e parasë. Shuma të madhe parash, janë hedhur në ekonomi nga bankat e kontrolluara nga shteti kinez, pjesa më e madhe në fushën e ndërtimit.

Delina Bitraku

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›