E Shtunë, 31 Tetor 2026

PE miraton MSA-ne me Serbine

Parlamenti Europian miraton me shumicë votash Marrëveshjen e Stabilizim- Asocimit me Serbinë si dhe rezolutën që përcakton të ardhmen e shtetit ballkanik në Bashkimin Europian. Përmes rezolutës i bëhet thirrje Beogradit të nisë sa më shpejt bisedimet me Prishtinën, ndërkohë që bazuar në amendamentin e raportueses për Kosovën Ulrike Lunaçek, Serbia nuk duhet të përmendë më negociatat mbi statusin.

Europarlamentarët kërkuan nga palët që të përkushtohen dhe të tregohen të gatshëm për kompromis, me qëllim suksesin e negociatave dhe të ardhmes së tyre europiane. Rezoluta mbi Serbinë bazohet në raportin e Jelko Kacin, i cili parashtron sfidat kryesore të Serbisë në rrugën e saj drejt anëtarësimit në Bashkimin Europian.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›