Murinjo iken nga Reali ne fund te sezonit

Aventura e Jose Mourinho te Reali Madridit mund të zgjasë vetëm një sezon. Ky është lajmi i bujshëm që vjen nga Spanja, ku mediat iberike bëjnë të ditur se trajneri portugez do të largohet nga skuadra madrilene në fund të këtij kampionati. Shkak për këtë është bërë ecuria e Realit të Madridit, që në mbyllje të fazës së parë të Primera Division e sheh veten në vendin e dytë të renditjes me katër pikë më pak se rivalët e përjetshëm të Barcelonës. Kjo diferencë, e cila u thellua pas barazimit kundër Almerias në ndeshjen e fundit u shoqërua me kritika nga drejtuesit e klubit madrilen.
Këta të fundit nuk kanë pritur mirë edhe deklaratat e Mourinho, i cili është shprehur i pakënaqur me politikën e klubit ndërsa kërkon një tjetër sulmues në merkaton e dimrit. Po ashtu, trajneri portugez ka nisur një fushatë kundër arbitrave spanjollë, që sipas tij kanë ndikuar negativisht në ecurinë e skuadrës së tij.
Këto deklarata të trajnerit e kanë prishur akoma më shumë raportin e tij me klubin, që plot bujë arriti të transferonte teknikun portugez në “Santiago Bernabeu”, pas triumfit të tij të trefishtë me Interin ku fitoi titullin kampion, Kupën e Italisë dhe Ligën e Kampioneve. Reali i Madridit i ofrojë një kontratë të çmendur Mourinhos, ndërsa objektivi kryesor i tij ishte t’i jepte fund dominimit të Barcelonës. Një mision, që me kalimin e javëve dhe diferencës prej katër pikësh me skuadrën e Pep Guardiolës, bëhet i pamundur.
Nertan Prifti