E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kina mbyll sot lojërat olimpike madhështore

Pekin – Lojërat Olimpike u mbyllën sot me një seri fishekzjarrësh, -përfundoi kështu një nga evenimentet më madhështore në histori. Kina shkëlqeu këtë herë në organizimin e këtij evenimenti mbarëbotëror.

Komiteti Olimpik Ndërkombëtar tha se Lojërat ishin “vërtet të jashtëzakonshme” dhe do të kenë një impakt pozitv edhe në gjeneratat e ardhshme.

Atletët kinezë morën medalje ari në ditët finale pasi kishin fituar dy titujt olimpik, një rekord fitoresh për ta.

SHBA e mbylli me 36 medalje ari.

Presidenti Jacques Rogge, i cili do të mbyllë zyrtarisht Lojërat Olimpike, falënderoi Kinën për organizimin i cili do të jetë një shembull i mirë për Londrën në vitin 2012.

“Bota mësoi diçka më shumë për Kinën dhe Kina gjithashtu mësoi më shumë për botën” – tha Rogge.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›