E Diel, 1 Nëntor 2026

Aksident ne Lezhe humb jeten nje i ri

Një i ri ka humbur jetën, ndërsa dy të tjerë kanë mbetur të plagosur në një aksident të ndodhur pasditen e sotme rreth orës 16 në aksin rrugor Lezhë- Shëngjin. Fatjon Smakaj 24 vjeç nga fshati Gajush i Lezhës ka gjetur vdekjen e menjëhershme pasi motori me të cilin ai udhëtonte së bashku me një tjetër pasagjer është përplasur me një automjet tip fiat me targa të huaja. Përplasja ka qenë e fortë mes dy mjeteve dhe viktima është hedhur rreth 30 metra larg nga vendi i aksidentit, duke i shkaktuar atij vdekjen e menjëhershme. Sipas burimeve të policisë mesohet se shkak për këtë aksident të rëndë është bërë shpejtësia e madhe e lëvizjes së motorit i cili vinte nga Shëngjini në drejtim të Lezhës si edhe një tentativë e tij për të parakaluar një tjetër mjet, gjë e cila solli edhe përplasjen me autoveturën. Pasagjeri që udhëtonte në motor si edhe drejtuesi i autoveturës që u përfshi në aksident kanë marrë plagë të rënda, por ndodhen jashtë rrezikut për jetën në spitalin rajonal të Lezhës.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›